Page 138 - Demo
P. 138


                                    Termokimia130Zgjidhje 1. Shkruajmë reaksionin si më poshtë:4CH3NHNH2(l) + 5N2O4(l) → 4CO2(g) + 12H2O(l) + 9N2(g)2. Në diagramin e mëposhtëm, janë paraqitur ∆Hof të substancave. Duhet të keni parasysh se për çdo element, ∆Hof = 0 kJ mol–1.3. Sipas ligjit të Hesit, ndryshimi total i entalpisë për formimin e dioksidit të karbonit, ujit dhe azotit do të jetë i njëjtë nëse ato formohen direkt nga elementet e tyre apo nëpërmjet bashkëveprimit të substancave si CH3NHNH2 dhe N2O4. 4∆Hof (CH3NHNH2(l)) + 5∆Hof (N2O4(l)) + ∆Hr  = 4 ∆Hof (CO2(g)) + 12 ∆Hof (H2O(l)) 4. Duke vendosur vlerat e entalpive standarde të formimit dhe bazuar në ligjin e Hesit, mund të njehsojmë ndryshimin e entalpisë së reaksionit. Duhet të bëjmë kujdes për shenjat e vlerave të ∆Hof kur mbledhim dhe zbresim shifrat.  ∆Hof (N2O4(l)) = –20 kJ mol–1 ∆Hof (CO2(g)) = –393 kJ mol–1 ∆Hof (CH3NHNH2(l)) = +53 kJ mol–1 ∆Hof (H2O(l)) = –286 kJ mol–1.Zëvendësojmë:[4 (+53) + 5(–20)] kJ mol–1 + ∆Hr  = [4(–393) + 12(–286)] kJ mol–1Nxjerrim ∆Hr = –5116 kJ mol–1.Nga njehsimet e mësipërme doli se reaksioni:4CH3NHNH2(l) + 5N2O4(l) → 4CO2(g) + 12H2O(g) + 9N2(g), e ka vlerën e ∆Hr = –5116 kJ mol–1.2. Njehsoni ndryshimin e entalpisë për reaksionet e përftimit të: a) NaClb) CuSO4c) C2H5OH3. Kallaji prodhohet nga reduktimi me karbon i xeherorit të kallajit, SnO2, në temperaturë të lartë. Përveç kallajit, produkt është edhe dioksidi i karbonit.a) Shkruani reaksionin e përftimit të kallajit.b) Njehsoni ndryshimin e entalpisë së reaksionit kur dihen:∆Hof (SnO2(ng)) = –581 kJ mol–1∆Hof (CO2(g)) = –393,5 kJ mol–1PYETJE DHE DETYRA4CH3NH NH2(l) + 5N2O4 (l)4C(ng) + 12H2 (g) + 9N2 (g) + 10O2 (g)4CO2 (g) + 12H2O (l) + 9N2 (g)ΔH e reaksionit4ΔHf (CH3NHNH2 (l)) + 5 ΔHf (N2O4(l)) 4ΔHf (CO2 (g)) + 12ΔHf (H2O (l)) —0—0—0—0Fig. 3 Cikli i energjisë së reaksionit midis metilhidrazinës dhe tetraoksidit të diazotitNdryshimet e entalpisë në reaksione të tjera mund të njehsohen në mënyrë të ngjashme me atë më sipër, duke vizatuar një cikël energjie ku të përfshihet reaksioni kryesor (ai që është në studim) si dhe reaksionet e elementeve për të formuar reaktantët dhe produktet e reaksionit kryesor.Fig. 4 Diagrami i ciklit të energjisë për njehsimin e ndryshimit të entalpisësë një reaksioni, ΔHr.Reaktantët Produktet ElementetΔHe reaksionit=ΔH f e reaktantëveΔH f e produkteveΔH f e produkteveΔHe reaksionit − ΔH f e reaktantëve
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142