Page 139 - Demo
P. 139
1317.6 Ndryshimi i entalpisë së reaksionit dhe energjia e lidhjes Situata e të nxënit:• prishja e lidhjeve brenda formulave kimike të reaktantëve;• krijimi i lidhjeve të reja për formimin e grimcave (molekula apo jone) të substancave produkt;• përcaktimi i reaksionit apo procesit si ekzotermik apo endotermik;• krahasimi i energjive të lidhjeve.Ndryshimi i entalpisë së reaksionit 7.6 dhe energjia e lidhjesGjatë reaksioneve kimike, që të përftohen grimcat e substancave produkt, duhet që lidhjet në molekulat e reaktantëve të prishen. Pasi lidhjet prishen, grimcat e lira formojnë lidhje të reja që çojnë në formimin e substancave produkt. Më poshtë jepet reaksioni i bashkëveprimit të hidrogjenit me klorin:H2(g) + Cl2(g) → 2HCl(g)Nxehtësia e marrë në fillim të reaksionit ndihmon në prishjen e lidhjeve H–H dhe Cl–Cl duke formuar atome H dhe Cl. Më pas atomet e hidrogjenit krijojnë lidhje të reja me atomet e klorit, H–Cl, duke dhënë molekulat e klorurit të hidrogjenit, HCl. Gjatë formimit të molekulave HCl çlirohet energji.Fig. 1 Diagrami i ndryshimit të energjisë së reaksionit të bashkëveprimit të hidrogjenit me klorinEnergjia e çliruar në mjedisEnergjia e nevojshmepër prishjene lidhjeve H −H dheCl−Cl Atomet e 2H (g) + 2Cl (g)hidrogjenit dhe kloritEnergjia e çliruarnga formimi i molekulës HClMolekulat e hidrogjenit dhe kloritMolekulaklorur hidrogjeniH2(g) + Cl2(g)2HCl (g)Një reaksion kimik ndodh kur prishen lidhjet në molekulat e reaktantëve dhe krijohen lidhje të reja për formimin e molekulave të substancave produkt. Kjo do të thotë se ndryshimi i entalpisë së një reaksioni është ndryshimi energjetik mes proceseve të prishjes së lidhjeve dhe atyre të formimit të lidhjeve.Gjatë formimit të lidhjeve H-Cl (për të dyja molekulat HCl), çlirohet më shumë energji se sa thithet kur prishen lidhjet në një molekulë H2 dhe një molekulë Cl2. Reaksioni i përgjithshëm është ekzotermik.Sasia e energjisë që nevojitet për prishjen e lidhjes H – H nuk është e njëjtë me sasinë e energjisë që nevojitet për prishjen e lidhjes Cl–Cl dhe as e njëjtë me energjinë që çlirohet gjatë formimit të molekulës HCl. Ndërsa energjia që jepet për prishjen e një lidhjeje H−H është gjithnjë e barabartë me energjinë që çlirohet gjatë formimit të lidhjes H−H. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për prishjen dhe formimin e lidhjeve Cl−Cl dhe H–Cl. Kur prishet një lidhje kimike përthithet e njëjta sasi energjie që çlirohet gjatë formimit të po asaj lidhjeje. Kjo energji është quajtur energji e lidhjes, kur formohet lidhja dhe energji e shpërbërjes, kur prishet lidhja.Përdorimi i termit energji e shpërbërjes së lidhjes ka bërë që të përdoret simboli ∆ për energjitë e lidhjes. Kështu që energjia e lidhjes H–Cl shkruhet si ∆ (H–Cl) = 431 kJ mol–1. Gjatë matjes dhe përdorimit të energjive të lidhjes, kimistët bëjnë dallimin mes termave “energji lidhjeje” dhe “energji mesatare lidhjeje”. PËRKUFIZIMEEnergjia e lidhjes, ∆(A – B), e një lidhjeje kimike A – B në një përbërje të caktuar është energjia që nevojitet për të prishur një mol të këtyre lidhjeve në kushte standarde në gjendje të gaztë.Energjia mesatare e lidhjes, ∆− (A – B), e një lidhjeje kimike A – B, është vlera mesatare e energjisë së kësaj lidhjeje, që nxirret nga matjet në një numër të madh përbërjesh.KONCEPTE KYÇEPrishja e lidhjeve është proces endotermik.Formimi i lidhjeve është proces ekzotermik.

