Page 14 - Demo
P. 14
6Atomet, molekulat dhe reaksionet kimikeFig. 1 Mol-atomet e elementeve: a) karbon b) squfur c) magnez d) bakër e) hekur(a) (b)(c)(d)(e)KONCEPTE KYÇEMoli është njësia e sasisë së lëndës. Fig. 2 Një mol NaCl dhe një mol H2OPËRKUFIZIMENumri 6,02 × 1023 quhet konstante e Avogadros. Moli është njësia e sasisë së lëndës që përmban 6,02 × 1023 grimca, të cilat mund të jenë atome, molekula, jone ose formula njësi. Termi mol është simboli i molit dhe jo një shkurtesë e termave molekulë ose molekulare.KONCEPTE KYÇEMe masë molare të atomit kuptojmë masën e një moli me atome të një elementi, e barabartë me masën e 6,02 × 1023 atomeve. Masa molare shënohet me M, ndërsa njësia matëse e saj është g/mol. Masa atomike e krahasuar, e shprehur në gram, quhet masë molare e atomit. Në 1 mol-atome hidrogjen (1 g), në 1 mol-atome karbon (12 g) dhe në 1 mol-atome oksigjen (16 g) ndodhet i njëjti numër atomesh. Eksperimentet tregojnë se ky numër është 6,02 × 1023 dhe quhet konstante e Avogadros, për nder të shkencëtarit italian Amedeo Avogadro, i cili e zbuloi atë.Konstantja e Avogadros tregon numrin e atomeve, molekulave ose formulave njësi që ndodhen në një mol të çdo substance dhe shënohet me germën N. Numri 6,02 × 1023 tregon sasi lënde (substance).1 mol atom përmban 6,02 × 1023 atome ose N atome. 1 mol molekulë përmban 6,02 × 1023 molekula ose N molekula.1 mol jon përmban 6,02 × 1023 jone ose N jone.Masa molare• Një mol-atom i një elementi e ka masën të barabartë me masën atomike të krahasuar të tij, të shprehur në gram.• Një mol-molekulë e një përbërjeje kovalente e ka masën të barabartë me masën molekulare të krahasuar të saj, të shprehur në gram.• Një mol-formulë kimike e një përbërjeje jonike e ka masën të barabartë me masën e krahasuar të formulës kimike të saj, të shprehur në gram.Si njësi për masën molare të atomit, masën molare të molekulës së një përbërjeje kovalente, masën molare të formulës kimike të përbërjes jonike, përdoret g/mol.Në tabelat e mëposhtme janë dhënë masat molare të disa elementeve dhe përbërjeve kimike. Fe Cu Mg Ca S56 g/mol-atom 64 g/mol atom 24 g/mol-atom 40 g/mol-atom 32 g/mol-atomH2O SO2 NaCl CaCl218 g/mol-molekulë 64 g/mol-molekulë 58,5 g/mol-formulë kimike 111 g/mol-formulë kimikeBazuar në tabelat e mësipërme dhe në konstanten e Avogadros del se:• 1 mol hekur (56 g) përmban 6,02 × 1023 atome Fe ose N atome Fe; • 1 mol ujë (18,0 g) përmban 6,02 × 1023 molekula H2O ose N molekula ujë; • 1 mol sulfat hekuri (III) (399,9 g) përmban 6,02 × 1023 formula njësi Fe2(SO4)3 ose N formula njësi Fe2(SO4)3;• 112 g hekur i përkasin 2 × 6,02 x1023 atomeve hekur;• 36 g ujë i përkasin 2 × 6,02 ×1023 molekulave ujë; • 222 g klorur kalciumi i përkasin 2 × 6,02 ×1023 formulave njësi të klorurit të kalciumit.Nëse numrin e moleve e shënojmë me n, masën në gram me m, masën molare me M, atëherë kemi këtë relacion: n = m/M.

