Page 140 - Demo
P. 140


                                    Termokimia132Tabela 1 Energjitë mesatare të disa lidhjeve Lidhja Energjia mesatare e lidhjes D – (A – B) / kJ mol-1Lidhja Energjia mesatare e lidhjes D – (A – B) / kJ mol-1C−H 410 O−H 460C−C 350 O−O 150C=C 610 O=O 496C−Cl 340 N−N 160C−F 495 N≡N 994H−H 436 N−H 390H−Cl 431 Cl−Cl 244C−O 360 F−F 158C=O 740 H−F 562Energjitë e lidhjes janë vlera të sakta për lidhje të caktuara në përbërje të caktuara (për shembull për lidhjen C–Cl tek CH3Cl). Nga ana tjetër, energjitë mesatare të lidhjeve (simboli ∆¯) janë vlera mesatare për një lloj lidhjeje në përbërje të ndryshme (për shembull, një vlerë mesatare për lidhjen C–Cl në të gjitha përbërjet).Nganjëherë energjitë e lidhjes emërtohen entalpi të lidhjes.Matjet tregojnë se energjia e lidhjes karbon-karbon, C–C, e përcaktuar nga studimi i substancave të ndryshme, luhatet nga 330 në 360 kJ mol–1. Kjo tregon se vlera e energjisë së një lidhjeje mund të varet edhe nga pozicioni hapësinor që zë lidhja brenda një molekule të caktuar. Kështu në një molekulë që përmban atome karboni që lidhen midis tyre, forca e një lidhjeje C–C ndryshon gradualisht sipas pozicionit që kanë atomet e karbonit, sa afër ndodhen ata me njëri-tjetrin. Tabela 1 tregon energjitë mesatare të lidhjeve të disa përbërjeve. Energjia e lidhjes dhe gjatësia e lidhjes Ekziston një lidhje midis energjisë së lidhjes dhe gjatësisë së po asaj lidhjeje.Sa më e madhe të jetë energjia e lidhjes, aq më fortë është lidhja, aq më afër ndodhen atomet që lidhen dhe aq më e vogël është gjatësia e lidhjes: Gjatësia e lidhjes trefishe është më e vogël se ajo e lidhjes dyfishe dhe shumë më e vogël se ajo e lidhjes njëfishe. Fortësia e lidhjes trefishe është më e madhe se ajo e lidhjes dyfishe dhe shumë më e madhe se ajo e lidhjes njëfishe. Qëndrueshmëria e lidhjes trefishe është më e vogël se ajo e lidhjes dyfishe dhe mjaft më e vogël se ajo e lidhjes njëfishe.Për shembull: Energjia e lidhjes C−C tek etani, C2H6 është 350 kJ mol–1 dhe gjatësia e kësaj lidhjeje është 0,154 nm. Etani është hidrokarbur i ngopur.Energjia e lidhjes C = C tek eteni, C2H4 është 610 kJ mol–1 dhe gjatësia e kësaj lidhjeje është 0,133 nm. Edhe pse gjatësia e lidhjes C = C është më e vogël dhe më e fortë, eteni është më aktiv se etani, për shkak se njëra nga dy lidhjet tek eteni është π që tërheq grupe elektrofile, duke çuar në reaksione adicioni.Energjia e lidhjes C C është 835 kJ mol–1, ndërsa gjatësia e lidhjes 0,120 nm. Kjo lidhje është më pak e qëndrueshme se lidhja C=C dhe mjaft më e paqëndrueshme se lidhja C−C.Vlerat e energjive të lidhjeve kimike mund të përdoren për t’i krahasuar lidhjet nga fortësia dhe për të kuptuar veçoritë e tyre në përbërje kimike të ndryshme, si p.sh., sa më e madhe të jetë energjia e lidhjes, aq më e vogël është gjatësia e lidhjes, aq më afër ndodhen atomet që lidhen. Një rëndësi të veçantë në përcaktimin e ndryshimit të entalpisë së një reaksioni kimik, ku marrin pjesë molekula me lidhje kovalente, ka përdorimi i energjisë së lidhjes kimike. Kjo është e rëndësishme veçanërisht në rastet kur matjet nuk mund të realizohen në mënyrë eksperimentale. Më poshtë është dhënë një shembull i tillë.Situata e të nxënit:• përcaktimi i vlerës së ndryshimit të entalpisë së një reaksioni kimik, duke përdorur vlerat e energjisë së lidhjes. Njehsimi i ndryshimit të entalpisë së një 7.7 reaksioni bazuar në energjinë e lidhjes
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144