Page 141 - Demo
P. 141


                                    1337.7 Njehsimi i ndryshimit të entalpisë së një reaksioni bazuar në energjinë e lidhjesSHEMBULL I ZGJIDHURHidrazina përdoret shpesh si karburant për raketat, sepse mund të ruhet mirë në gjendje të lëngët. Nga bashkëveprimi i saj me oksigjenin e ajrit përftohen azoti (N2(g)) dhe avuj uji. Reaksioni shoqërohet me çlirim energjie, pra është ekzotermik:N2H4(g) + O2(g) → N2(g) + 2H2O(g) ΔHo = –622kJmol−1Mendohet se gjatë bashkëveprimit të hidrazinës me fluorin mund të çlirohet më tepër energji sesa gjatë bashkëveprimit të saj me oksigjenin. Për të krahasuar energjitë e çliruara në të dyja rastet duhet të njehsohet ndryshimi i entalpisë së reaksionit, ∆Hr, të bashkëveprimit të hidrazinës me fluorin:N2H4(g) + 2F2(g) → N2(g) + 4HF(g)Përgjigje1. Në fillim shkruajmë reaksionin duke paraqitur të gjitha atomet dhe lidhjet në të gjitha molekulat. H H \\ / N−N + 2F−F → N≡N + 4H−F / \\ H H2. Njehsojmë numrin e lidhjeve që prishen te molekulat e reaktantëve dhe numrin e lidhjeve që formohen te molekulat e substancave produkt, duke i shumëzuar ato me vlerat përkatëse të energjive të lidhjeve të mara nga tabela 5.2Lidhjet që prishen kJmol –1 Lidhjet që formohen kJmol −1një N−N +160 një N≡N –994katër N−H +(4 × 390) katër H−F –(4 × 562)dy F−F +(2 × 158)3. Njehsojmë ndryshimin e entalpisë së reaksionit bazuar në formulën: ∆Hr = Energjia totale që thithet – Energjinë totale që çlirohetΔHr = +160 + (4 × 390) + (2 × 158) – 994 – (4 × 562) = +2036 – 3242 = –1206kJmol–1Nga njehsimet del se gjatë bashkëveprimit të hidrazinës me fluorin çlirohet më shumë energji se gjatë reaksionit të bashkëveprimit të hidrazinës me oksigjenin.Për shumicën e reaksioneve, vlerat e ∆Hr të njehsuara nga energjitë e lidhjeve përkojnë plotësisht me vlerat eksperimentale. Ky është një tjetër fakt që dëshmon rëndësinë e përdorimit të energjisë së lidhjeve kimike.Ndonjëherë vërehen diferenca të vogla midis ∆Hr së njehsuar nga energjitë e lidhjeve dhe ∆Hr së përcaktuar në mënyrë eksperimentale. Këto diferenca vijnë si rezultat i ndryshimeve në fortësinë e ndonjë lidhjeje të veçantë (në molekula të ndryshme), ose kur njëri prej reaktantëve ose produkteve nuk është në gjendje fizike të gaztë, ashtu siç nevojitet për njehsimin e energjive të lidhjes.1. Bazuar në vlerat e energjive të lidhjeve (tabela 1, mësimi 7.12) njehsoni ∆Hr e reaksionit të paraqitur në figurën 1të mësimit 7.12.2. a) Më poshtë jepen disa të dhëna:H2O(g) → HO(g) + H(g) ΔH = 498kJmol–1HO(g) → H(g) + O(g) ΔH = 428kJmol–1Bazuar në to, njehsoni energjinë e lidhjes O–H në molekulën e ujit.b) Pse energjia e lidhjes që njehsuat në pikën a nuk është e njëjtë me energjinë mesatare të lidhjes O-H të dhënë në tabelën 1.3. Bazuar në të dhënat e tabelës 1 (mësimi 7.12), njehsoni ndryshimin e entalpisë për secilin nga reaksionet e mëposhtme:a) N2(g) + 3H2(g) → 2NH3(g)b) H2C=CH2(g) + H2(g) →CH3CH3(g)PYETJE DHE DETYRA
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145