Page 143 - Demo
P. 143


                                    135Ushtrime përmbledhëse Termokimia6. Gjatë bashkëveprimit të amoniakut gaz me oksid azoti(I), gaz, përftohet azot i gaztë dhe ujë i lëngët. a) Njehsoni ∆H e reaksionit.b) Njehsoni sasinë e energjisë që çlirohet gjatë përzierjes së 17 g amoniak me 44g oksid azoti(I). Entalpitë standarde të formimit janë: Amoniaku: ∆H0 = –46 KJ/mol;Uji: ∆H0 = –285,9 KJ/mol;Oksidi i azotit(I): ∆H0 = +81,5 KJ/mol.ArN = 14, ArO = 16, ArH = 17. Jepen reaksionet:a) N2(g) + 2O2 (g) → 2NO2 (g) ∆H = +66,6 kJb) N2(g) +3H2(g) → 2NH3(g) ∆H = –92 kJc) 2C(ng) +4H2(g) + O2(g) → 2CH3OH(l) ∆H = +477,4 kJi. Tregoni ndryshimin e vëllimit për çdo reaksion.ii. Njehsoni punën e kryer nga sistemi në trysni 101 325 Paiii. Përcaktoni entalpinë standarde të formimit(∆Hf0) për NO2, NH3, CH3OH.8. Jepen të dhënat e mëposhtme:Zn(ng) + S(ng) → ZnS(ng) ∆H°= –206,0 kJZnS(ng) + 202(g) → ZnS04(ng) ∆H°= –776,8 kJ Njehsoni:a) ∆H për reaksionin e mëposhtëm; Zn(ng) + S(ng) + 202(g) → ZnS04(ng)b) sasinë e energjisë së çliruar kur në reaksion hyjnë 6,5 g zink (masa molare e zinkut është MZn = 65g mol/l);c) masën në g të ZnSO4(ng) të përftuar nga veprimi i 8,125 g zink me pastërti 80%.9. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë gjatësitë e lidhjeve dhe energjitë e lidhjeve për katër lidhje kimike.Lidhja Gjatësia e lidhjes/nm Energjia e lidhjes/kJmol–1O–O 0,148 144O=O 0,121 498C–C 0,154 350C≡C 0,120 83810. a)Jepen lidhjet O – O dhe O = O.i. Përshkruani formimin e tyre.ii. Shpjegoni varësinë e gjatësisë së lidhjes nga vlera e energjisë së lidhjes njëfishe dhe asaj dyfishe të realizuar midis dy atomeve oksigjen.b) Jepen lidhjet C – C; C = C dhe C C. i. Përshkruani formimin e tyre.ii. Shpjegoni varësinë e gjatësisë së lidhjes nga vlera e energjisë së lidhjes njëfishe dyfishe dhe trefishe të realizuara midis dy atomeve karbon.c) Përdorni të dhënat e tabelës së mësipërme për të përcaktuar sasinë e energjisë që kërkohet për prishjen e lidhjes pi te lidhja trefishe C C.Njësia e energjisë është në kJ mol–1.11. Më poshtë jepet një mekanizëm për reaksionin midis metanit dhe fluorit (në errësirë): CH4 + F2 → CH3· + HF + F– i ngadaltëCH3– + F– → CH3F i shpejtëa) Bazuar në vlerat e energjive të lidhjeve tëtabelës 1 (mësimi 4.12), përcaktoni ndryshimine entalpisë së reaksioneve të mësipërme. b) A mendoni se ky mekanizëm është i zbatueshëm? Shpjegoni përgjigjen tuaj.c) Shkruani: i. mekanizmin e plotë të reaksionit midis CH4dhe Cl2 ( në prani të dritës)ii. barazimin e përgjithshëm të këtij reaksioni.d)Njehsoni ndryshimin e entalpisë për çdo stad. Shpjegoni pse metani vepron me fluorin në errësirë, ndërsa me klorin në prani të dritës.12.Jepet stadi i parë i bashkëveprimit të metanit me klorin në prani të dritës sipas reaksionit: CH4(g) + Cl2(g) → CH3Cl(g) + HCl(g)a) Njehsoni ndryshimin e entalpisë së reaksionit (në kushte standarde), bazuar në energjitë e lidhjevetë dhëna në tabelën e mëposhtme.Lidhja Energjia e lidhjes/kJ mol-1C−H (mesatare) 410Cl−Cl 242C−Cl (mesatare) 340H–Cl 431b) Bazuar në entalpitë standarde të formimit që janë dhënë në tabelën e mëposhtme, njehsoni ndryshimin e entalpisë së reaksionit. Formula kimike e substancësEntalpia standarde e formimit/kJ mol-1CH4 −74,8HCl −92,3CH3Cl −82,0c) Krahasoni vlerat e njehsuara në pikat a dhe b. Shpjegoni arsyet.
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147