Page 144 - Demo
P. 144
1360.0 Heading ASituata e të nxënit:• njohja me konceptin “elektrokimi”;• rikujtimi i proceseve të oksidimit dhe reduktimit;• rikujtimi i reaksioneve redoks;• përshkrimi i proceseve elektrokimike dhe elementeve elektrolitike;• ndarja e reaksioneve redoks në gjysmëreaksione;• vizatimi i një diagrami për të paraqitur një element elektrokimik, jonet në të dhe lëvizjen e elektroneve.Elementet elektrokimikeElektrokimia 8Fig. 1 Një seri elementesh të bakrit në një rafineri bakri PËRKUFIZIMEOksidimi është dhënia e elektroneve ose rritja e numrit të oksidimit.Reduktimi është marrja e elektroneve ose zvogëlimi i numrit të oksidimit. 8.1Elektrokimia studion shndërrimin e ndërsjellë të energjisë elektrike dhe energjisë kimike. Në këtë mënyrë, ajo përfshin në studimin e saj përdorimin e energjisë elektrike për të prodhuar lëndë të reja nga elektroliza në elementet elektrolitike, si dhe përdorimin e kimikateve për të prodhuar rrymë elektrike në elementin galvanik dhe bateritë elektrokimike. Disa koncepte të rëndësishme të elektrokimisë, duke përfshirë elektrolizën dhe reaksionet e oksidoreduktimit që ndodhin në proceset elektrokimike, tashmë janë trajtuar. Gjatë elektrolizës, reaksionet në elektroda përfshijnë oksidoreduktimin. Për shembull, në pastrimin e bakrit të papastër (figura 1), atomet e bakrit metalik i nënshtrohen oksidimit në anodë duke dhënë elektrone, ndërsa jonet e bakrit (II), Cu2+, i nënshtrohen reduktimit duke marrë elektrone dhe për rrjedhojë në katodë formohet bakër i pastër:Anodë (+): bakër i papastër Cu(ng) → Cu2+(uj) + 2e–Katodë (–): bakër i pastër Cu2+(uj) + 2e– → Cu(ng)Reaksionet redoks përfshijnë shndërrimet elektrokimike në elementet elektrokimike në të cilat gjenerohet rrymë elektrike, si dhe shndërrimet në elektrodat e elementeve elektrolitike, ku rryma elektrike siguron energjinë e nevojshme për të shkaktuar reaksione kimike.Nëse shtojmë zink në tretësirën e sulfatit të bakrit(II), ndodh një reaksion redoks, si pasojë e të cilit zinku kalon në tretësirë në trajtë jonesh zink, Zn2+(uj) dhe bakri(II), Cu2+(uj) shndërrohet në metal bakri. Ngjyra blu që merr tretësira prej joneve të bakrit(II) zhduket gradualisht dhe precipiton bakër me ngjyrë të kuqe në kafe. Barazimi i këtij reaksioni është:Zn(ng) + Cu2+(uj) + SO42–(uj) → Zn2+(uj) + SO42–}}(uj) + Cu(ng)tretësirë sulfat bakri tretësirë sulfat zinku

