Page 145 - Demo
P. 145
1378.1 Elementet elektrokimikeKONCEPTE KYÇEElementët elektrokimikëprodhojnë rrymë elektrike nga kimikatet. Ata e shndërrojnë energjinë kimike në energji elektrike.Elementët elektrolitikëpërdorin rrymën elektrike për të prodhuar kimikate. Ata e shndërrojnë energjinë elektrike në energji kimike. Ky proces quhet elektrolizë.PËRKUFIZIMENë reaksionet redoks ndodh zhvendosja e elektroneve.Reaktantët oksidues pranojnë elektrone.Reaktantët reduktues japin elektrone.1. a) Elektronet do të rrjedhin nga elektroda pozitive në elektrodën negative apo anasjelltas?b) Çfarë shenje do të ketë pllaka e zinkut, pozitive apo negative?c) Çfarë ndodh kur largohet ura e kripës?PYETJE DHE DETYRAFig. 2 Lëvizja e elektroneve ndërmjet zinkut dhe tretësirës së sulfatit të bakritrrjedhja e elektronevellambë e vogëlpllakë zinkuZnSO4(uj)CuSO4(uj)pllakë bakriletër filtri e lagur me KNO3(uj) që shërben si urë kripeTrajta e shkurtuar e reaksionit (ndryshe reaksioni jonik) do të jetë:Zn(ng) + Cu2+(uj) → Zn2+(uj) + Cu(ng)Gjatë reaksionit, metali i zinkut, Zn(ng) jep elektrone, duke formuar kështu jone ujore zink, Zn2+, ndërkohë që jonet ujore të bakrit, Cu2+ i pranojnë këto elektrone dhe formojnë metal bakri, Cu(ng).Duke përdorur aparatin e figurës 2, procesi i përgjithshëm mund të ndahet në dy gjysmëreaksione të dallueshme:Zn(ng) → Zn2+(uj) + 2e– në pllakën e zinkuttransferimi i elektroneveCu2+(uj) + 2e– → Cu(ng) në pllakën e bakritLe të shpjegojmë se çfarë ndodh. Kujtojmë se metalet kanë strukturë kristalore, në nyjat e rrjetës kristalore vendosen jonet pozitive, ndërsa elektronet lëvizin lirshëm në hapësirat midis nyjave.Pllaka e zinkut është më aktive se pllaka e bakrit. Kjo bën që atomet që ndodhen në sipërfaqen e pllakës prej zinku të japin secili nga dy elektrone dhe të formojnë jonet e zinkut, të cilat shkojnë në tretësirë si Zn2+. Elektronet rrjedhin nga pllaka e zinkut përmes qarkut të jashtëm në pllakën e bakrit, ku ato lidhen me jonet Cu2+. Teksa elektronet rrjedhin përmes telit lidhës, ato krijojnë rrymë elektrike dhe shkaktojnë ndezjen e llambës.Në figurën 3 paraqitet lëvizja e përgjithshme e grimcave të ngarkuara në qark. Lëvizja e përgjithshme e ngarkesave në qarkun e figurës 1 është paraqitur në figurën 2.Pllaka e zinkut “shpërbëhet” dhe jonet Zn2+ që ndodhen në sipërfaqen e pllakës kalojnë në tretësirë si rezultat i bashkëveprimit me jonet negative (SO42–) të tretësirës, ndërsa elektronet ngelen në pllakë, duke i dhënë asaj ngarkesë negative (anodë). Përqendrimi i joneve Zn2+ në enën e majtë rritet. Nëse kjo rritje me ngarkesa pozitive nuk asnjanësohet, reaksioni së shpejti do të ndalojë. Në enën e djathtë, jonet e bakrit të formuara nga shpërbashkimi CuSO4→ Cu2+(uj) + SO42–(uj) shkojnë drejt pllakës së bakrit, marrin secili dy elektrone dhe shndërrohen në atome të lira bakri e depozitohen në pllakën e Cu. Kështu, pllaka e bakrit trashet. Përqendrimi i joneve Cu2+ zvogëlohet teksa rritet përqendrimi i ngarkesave negative (SO42– ) në tretësirë. Pllaka e bakrit ngarkohet pozitivisht (katodë) sepse vazhdimisht largohen elektrone. Deri këtu kemi të bëjmë me përcjellshmëri elektronike. Ende nuk kemi prodhim të rrymës elektrike sepse qarku është i hapur. Në gotën e majtë kemi tepricë ngarkesash pozitive për shkak të rritjes së përqendrimit të joneve Zn2+. Gjithashtu, në gotën e djathtë kemi tepricë ngarkesash negative prej rritjes së përqendrimit të joneve SO42–. Tepricat e ngarkesave do të balancohen nëse enët i lidhim me një urë kripe.

