Page 147 - Demo
P. 147
1398.2 Potenciali i elementit galvanik PËRKUFIZIMEGjysmë-element quhet gjysma e një elementi galvanik (pilë elektrokimike), në të cilin ndodh një gjysmëreaksion redoks.Potenciali i elementit galvanik ose f.e.m. e tij është diferenca maksimale (tensioni) e prodhuar nga një element elektrokimik. Simboli për potencialin e elementit galvanik është Eqel dhe njësia matëse e tij është volt (V).SHËNIMPotenciali i elementit është energjia e kthyer në xhaul për çdo kulon të ngarkesës që rrjedh nga një element galvanik nëpër qarkun e tij. Potenciali i elementit ka vlerë maksimale kur rryma është praktikisht zero dhe nuk ka humbje energjie, për shkak të rezistencës së brendshme të elementit.PËRKUFIZIMEDiagrami i elementit galvanik është një skemë e përshtatshme që përmbledh potencialin, elektrodat dhe shpjegimet përkatëse të një elementi elektrokimik.Fig. 1 Matja e potencialit të një pile të përbërë nga gjysmë-elementi Zn(ng)| Zn2+(uj)dhe gjysmë-elementi Cu(ng) | Cu2+(uj)voltmetër me rezistencë të lartëpllakë zinku1 mol/litër ZnSO4(uj) 1mol/litër CuSO4(uj) pllakë bakriura e kripës (tub U i mbushurme material xhelatinoz që përmban tretësirë nitrat kaliumi) VFig. 2 Diagrami i një elementi galvanik, i përbërë nga gjysmë-elementi Zn(ng) | Zn2+(uj) dhe gjysmë-elementi Cu(ng) | Cu2+(uj)Zn(ng) Zn2+(uj) Cu2+(uj) Cu(ng) E= +1,10 Vura e kripës ose ndarësi porozkufiri midis elektrodës dhe tretësirëskufiri midis elektrodës dhe tretësirëselektrodë metalike në gjysmë-elementin e majtëelektrodë metalike në gjysmë-elementin e djathtëmateriale në kontakt me elektrodën metalike në gjysmë-elementin e majtëmateriale në kontakt me elektrodën metalike në gjysmë-elementin e djathtëpotenciali i elementit (f.e.m.)simboli E tregon ngarkesën nëgjysmë-elementin e djathtësi potenciali i elementit ose forca elektromotore (f.e.m.). Potenciali i elementit galvanik është diferenca midis potencialit elektrik të elektrodave në dy gjysmëelementet. Ai është treguesi (matësi) sasior i probabilitetit të realizueshmërisë së gjysmëreaksionit redoks në të dyja gjysmë-elementet. Nëse ndërtojmë një aparat si ky në figurë dhe në dy gotat kimike hedhim tretësirë me përqendrim 1 mol/litër, maksimumi d.p. i regjistruar nga voltmetri (d.m.th, potenciali i elementit) në 250C është 1,10 volt.Për të përshkruar bateri të ndryshme, kimistët përdorin një skemë të përshtatshme, që quhet diagram i elementit galvanik. Kombinimi i gjysmë-elementeve në figurën 1 dhe vlera e forcës elektromotore (f.e.m) paraqiten në mënyrë të përmbledhur në diagramin e figurës 2, shoqëruar me shpjegimet përkatëse.Shenja dhe vlera e potencialit të paraqitur në diagramin e mësipërm përcakton renditjen e përbërësve të elementit galvanik:Zn(ng) → Zn2+(uj) + 2e–dheCu2+(uj) + 2e– → Cu(ng)Pra, si përfundim kemi:Zn(ng) + Cu2+(uj) → Zn2+(uj) + Cu(ng) Eqel = +1,10Vndërsa për reaksionin e kundërt:Zn2+(uj) + Cu(ng) → Zn(ng) + Cu2+(uj) Eqel = –1,10VVërejmë se renditja në reaksionin e parë jep një vlerë pozitive të potencialit të elementit galvanik, Eqel, kur reaksioni zhvillohet nga e majta në të djathtë, ashtu si në diagramin e mësipërm.

