Page 148 - Demo
P. 148


                                    140ElektrokimiaFig. 4 Potencialet relative të pilësAg|Ag++–Cu|Cu2+Zn|Zn2+potenciali relativ0,46 V1,10 VTabela 1 Potenciali i elementit që prodhohet ndërmjet elektrodave në mes të gjysmë-elementeve të ndryshme të metal/jon metali dhe të gjysmëelementit Cu(ng)|Cu2+ (uj) Metal/jon metali Potenciali (në volt)Zn(ng)|Zn2+(uj) +1,10Fe(ng)| Fe2+(uj) +0,78Pb(ng)|Pb2+(uj) +0,47Cu(ng)|Cu2+(uj) 0,00Ag(ng)|Ag+(uj) –0,46Fig. 3 Kahu i reaksionit në elementin galvanik të përbërë nga elektrodat Fe(ng) | Fe2+(uj)dhe Cu(ng) | Cu2+(uj)Reaksioni i përgjithshëmFe(ng) Fe2+(uj) Cu2+ – (uj) Cu(ng) +Fe(ng) →Fe2+(uj) + 2e– 2e– + Cu2+(uj) → Cu(ng)Elektronet nëqarkun e jashtëm1. a) Cilët faktorë, përveç metaleve dhe joneve të veçanta, do të ndikonin në vlerën e potencialeve të elementit, të matura me anë të një aparature si ajo e figurës 1?b) Shikoni figurën 4. Shkruani gjysmëreaksionet që ndodhin në gjysmëelement dhe llogaritni potencialin standard për elementin galvanik të mëposhtëm: Zn(ng)|Zn2+(uj)⋮⋮ Ag+(uj)|Ag(ng)PYETJE DHE DETYRAVlera negative e Eqel tregon se reaksioni i dytë nuk ndodh, megjithëse priret të zhvillohet në drejtimin e kundërt.Kur gjysmë-elementi Zn (ng) | Zn2+ (uj) i figurës 1 zëvendësohet nga gjysmëelemente të tjera metal/jon metali, përftohen rezultatet e paraqitura në tabelën 1.Tri metalet e para të tabelës 1 (zinku, hekuri dhe plumbi) prodhojnë potenciale pozitive të elementeve, duke treguar se gjysmë-reaksionet shkojnë nga e majta në të djathtë, siç përshkruhet në diagramin e elementit (figura 3).Kur elementi prodhon rrymë, të tria metalet (zinku, hekuri dhe plumbi) formojnë elektrodën negative në lidhje me bakrin. Këto metale janë reaktantë reduktues më të fortë se bakri dhe shkojnë në tretësirë në trajtë jonesh. Nga ana tjetër, gjysmë-elementi Ag(ng) | Ag+(uj) prodhon një potencial negativ në krahasim me gjysmë-elementin e bakrit. Kjo do të thotë që elektroda prej argjendi është pozitive në lidhje me bakrin dhe në këtë rast, bakri vepron si reaktant reduktues. Reaksioni në element mund të përgjithësohet si më poshtë:Ag(ng)|Ag+(uj)⋮⋮Cu2+(uj)|Cu(ng) Eqel = –0,46 VPra, reaksioni2Ag(ng) + Cu2+(uj) → 2Ag+(uj) + Cu(ng)ka potencial negativ –0,46V. Kur elementi prodhon rrymë, ndodh reaksioni i kundërt. Diagrami në figurën 4 tregon potencialet relative për gjysmëelementet e bakrit, zinkut dhe argjendit.Vëmë re se potencialet e paraqitura në tabelën 1 mund të përdoren për të krahasuar tendencat relative të metaleve për dhënien e elektroneve dhe formimin e joneve. Kështu, zinku (në krye të tabelës) është një reaktant reduktues i fortë, i cili i çliron lehtë elektronet, ndërsa argjendi (në fund të tabelës) është një reaktant reduktues shumë i dobët. Potenciali i elementit gjithashtu është një matje (e dhënë) sasiore e pozicionit të një metali në serinë e potencialeve standarde të reduktimit.
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152