Page 149 - Demo
P. 149


                                    1418.3 Potenciali standard i elektrodave Situata e të nxënit:• shpjegimi i potencialit të gjysmëelementit dhe si mund të llogaritet krahasuar me një element standard me potencial zero;• njohja me një elektrodë standarde hidrogjeni dhe funksionet e saj;• regjistrimi i kushteve standarde që kërkohen për krahasimin e matjeve elektrokimike.8.3 Potenciali standard i elektrodave Fig. 1 Gjysmë-elementi standard me hidrogjenH2(g) në 25oC dhe 1 atmelektrodë platini e platinizuartretësirë 1mol/l H+urë kripevrima në“kambanën” prej qelqi për çlirimin e H2 (g)Potenciali (f.e.m.) i një gjysmë-elementi të vetëm është e pamundur të matet, sepse tensioni matet vetëm për një qark të plotë me dy elektroda. Megjithatë, do të ishte jashtëzakonisht e dobishme nëse do mund të përmbledhim të gjitha të dhënat e elementit duke i dhënë çdo gjysmë-elementi një vlerë karakteristike. Kjo mund të bëhet duke zgjedhur një gjysmë-element të veçantë dhe duke i dhënë elektrodës së tij një potencial standard zero. Potenciali i elektrodave të gjysmë-elementeve të tjera mund të krahasohet më pas me këtë standard (referencë).Standardi i zgjedhur për potencialet e elektrodave nuk është ndonjë metal, por hidrogjeni. Gjysmë-elementi standard me hidrogjen, i cili zakonisht quhet elektrodë standarde hidrogjeni, paraqitet në figurën 1. Ky gjysmë-element mund të përmblidhet si Pt|H2(g), 2H+(uj)⋮ me një potencial elektrodik standard E° = 0,00V në 25°C.Elektroda standarde e hidrogjenit përbëhet nga hidrogjen (gaz) në trysni 1 atm dhe temperaturë 250C, i cili gurgullohet rreth një elektrode platini të platinizuar (në këtë rast, sipërfaqja e elektrodës i është nënshtruar një procesi për t’u bërë poroze), që është zhytur në një tretësirë 1,0 mol/l të joneve H+. Platini është njëkohësisht në kontakt me H+(uj) dhe H2(g). Nga elektroda e platinit përthithet hidrogjen, çka bën që të vendoset ekuilibri midis shtresës së përthithjes së gazit H2 dhe joneve H+ në tretësirë.H2(g) 2H+(uj) + 2e–Elektroda e platinizuar ka tri funksione:1. Funksionon si një lidhje metalike inerte në sistemin H2 | H+. (Nuk lejon që Pt të reagojë.)2. Lejon gazin e H2 të përthithet në sipërfaqen e saj.3. Platinizimi bën që sipërfaqja e metalit Pt të shndërrohet në një shtresë poroze platini (pra platinizohet). Kjo rrit sipërfaqen e kontaktit në mënyrë që të arrihet sa më shpejt ekuilibri midis H2(g) dhe H+(uj).Kushtet standarde për matjet elektrokimike janë të njëjta me ato për matjet termokimike.
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153