Page 15 - Demo
P. 15
71.3 Formula empirike dhe formula molekulare6. Njehsoni numrin e moleve që ndodhen në: a) 13,95 g Fe; b) 7,1 g Cl2; c) 15,19 g FeSO4. 7. Njehsoni masën në gram të: a) 6,02 × 1023 atome bakër;b) 0,5 mol SCl2;c) 0,25 mol-joneve SO42-.8. Njehsoni numrin e: a) atomeve squfur në 4,125 g squfur;b) N atomeve në 80 g NH4NO3; c) joneve SO42- në 4 mol Fe2 (SO4)3. 9. Një litër ujë mineral natyral përmban 179 mg jone kalcium, Ca2+ dhe 445 mg jone sulfate SO42-.Njehsoni: a) masat në gram të joneve Ca2+ dhe SO42-; b) numrin e mol-joneve Ca2+ dhe SO42-; c) numrin e joneve Ca2+ dhe SO42-.PYETJE DHE DETYRASituata e të nxënit:• përcaktimi i formulës empirike të një përbërjeje;• dallimi midis formulës empirike dhe formulës molekulare të një substance.Formula empirike dhe formula molekulare 1.3Mënyra më e mirë për të përcaktuar saktë formulën empirike të shumicës së përbërjeve kimike është ajo eksperimentale. Termi empirik do të thotë që formula del nga eksperimenti ose nga përllogaritjet e rezultateve të eksperimentit. Për të përcaktuar formulën empirike të një përbërjeje, eksperimenti duhet të zhvillohet në tri faza: a) matja e masave të elementeve që lidhen për të formuar përbërjen kimike; b) njehsimi i numrit të mol-atomeve të elementeve të ndryshme që lidhen me njëri-tjetrin;c) përcaktimi i një raporti të thjeshtë numerik midis atomeve që lidhen. Ky raport tregon si do të jetë formula empirike e përbërjes. Pavarësisht se për shumë përbërje kimike është përcaktuar edhe formula empirike, ato nuk paraqiten me anë të kësaj formule, por nëpërmjet formulës molekulare. SHEMBULL I ZGJIDHURAnaliza e 10 g të një mostre eteni, tregoi se ajo përbëhej nga 8,57 g karbon dhe 1,43 g hidrogjen. Të përcaktohet formula empirike dhe ajo molekulare e saj. Zgjidhje:a) Njehsojmë numrin e moleve të karbonit dhe të hidrogjenit, duke pjesëtuar masat në g të elementeve me masat molare të atomeve të tyre.nC = 8,57 g / 12,00 g mol/1 = 0,714 molnH = 1,43 g / 1,00 g mol/1 = 1,43 molb) Raporti midis mol-atomeve karbon dhe hidrogjen që lidhen me njëritjetrin është:0,714 / 1,43 ose 1 mol - atom C : 2 mol-atome HNga kjo del se formula empirike e etenit është CH2.PËRKUFIZIMEFormula empirike tregon raportin më të thjeshtë numerik (me numra të plotë) midis atomeve të elementeve që formojnë përbërjen kimike. Formula molekulare tregon numrin e atomeve të secilit element në molekulën e një përbërjeje.

