Page 151 - Demo
P. 151
1438.4 Matja e potencialeve standarde elektrodike Fig. 2 Matja e potencialit standard të elektrodës për gjysmë-elementin Cu2+(uj) | Cu(ng)voltmetër (0,34 volt)rrjedha ose kahu i lëvizjes së elektroneveurëkripegaz H2 në 25°C dhe 1 atmelektrodë e platinizuar platinielektrodë bakri1mol/l H+ 1mol/l Cu (uj) 2+(uj)PËRKUFIZIMEPotenciali elektrodik standard E° i një gjysmë-elementi standard është potenciali i atij gjysmëelementi në krahasim me një elektrodë standarde hidrogjeni në kushte standarde.E° ka të bëjë me reaksionin e reduktimit dhe ka të njëjtin shenjë si gjysmë-elementi i krahasuar me elektrodën standarde të hidrogjenit.KONCEPTE KYÇENdonjëherë, potencialet elektrodike standarde quhen potenciale standarde të reduktimit ose potenciale standarde redoks, sepse ato lidhen me gjysmëreaksionet e reduktimit.SHEMBULL I ZGJIDHURKur një gjysmë-element standard zinku lidhet me një gjysmë-element standard të hidrogjenit, prodhohet një tension 0,76 volt dhe elektroda e zinkut ka ngarkesë negative.a)Sa është potenciali standard i elektrodës së gjysmë-elementit Zn(ng) | Zn2+(uj)?b)Shkruani gjysmëreaksionet që ndodhin në secilin gjysmë-element.Përgjigjea)Potenciali standard i elektrodës së gjysmë-elementit Zn(ng) | Zn2+(uj) ka të bëjë me reduktimin e joneve Zn2+ në Zn:Zn2+(uj) + 2e– → Zn(ng)Si potencial standard i elektrodës për sistemin H2(g) → 2H+(uj) + 2e− është marrë në mënyrë arbitrare vlera zero; potenciali standard i elektrodës për sistemin Cu2+(uj) + 2e− → Cu(ng) është + 0,34 V. Shenja plus përdoret për shkak se elektroda e bakrit ngarkohet pozitivisht në lidhje me elektrodën standarde të hidrogjenit. Prandaj mund të shkruajmë:Cu2+(uj) + 2e– → Cu(ng) Eo = +0,34Vdhe Pt(ng)|H2(g), 2H+(uj)⋮⋮Cu2+(uj)|Cu(ng) Eoqel = +0,34VSi rregull, shkruhet së pari forma e oksiduar për një gjysmëreaksion redoks të dhënë dhe referohet si potencial standard i kësaj elektrode. Kështu, Cu2+(uj) | Cu(ng), E = +0,34 V do të thotë që reaksioni në gjysmë-element është:Cu2+(uj) + 2e– → Cu(ng)dhe ka një potencial standard prej +0,34 V. Potenciali standard i elektrodës shpesh quhet potencial standard i reduktimit, sepse lidhet me reduktimin e elementeve të oksiduara.Kur janë të pranishme elektroda inerte (si në gjysmë-elementin e hidrogjenit), forma e reduktuar e komponentëve të sistemit duhet të shkruhet pranë elektrodës. Kështu, elektroda standarde e hidrogjenit shkruhet si më poshtë:2H+(uj), H2(g)|Pt(ng) ose si Pt(ng)|H2(g), 2H+(uj), por asnjëherë Pt(ng)|2H+(uj), H2(g).

