Page 152 - Demo
P. 152


                                    144Elektrokimia1. E vërtetë apo e gabuar? Qarkoni alternativën e saktë. Me formulën Cu2+(uj) | Cu(ng), E = + 0,34 volt kuptojmë se:a) bakri ka më shumë ngarkesë pozitive se Cu2+;b) në një tretësirë, diferenca potenciale e Cu2+(uj) dhe e elektrodës Cu të zhytur në të është 0,34 volt; c) reaksioni Cu2+(uj) + 2e– → Cu(ng) e ka potencialin elektrodik standard +0,34 volt;d) elektroda e bakrit e një gjysmë-elementi standard Cu2+(uj) | Cu(ng) është 0,34 volt më pozitive se elektroda e platinit në një gjysmë-element standard të hidrogjenit me të cilën është lidhur.2. Shkruani gjysmëreaksionin dhe potencialin standard të elektrodës të gjysmëelementit të djathtë për secilin element galvanik të paraqitur më poshtë:Pt|H2(g), 2H+(uj)⋮⋮Pb2+(uj)|Pb(ng) E qel = –0,13VPt|H2(g), 2H+(uj)⋮⋮Fe3+(uj), Fe2+(uj)|Pt E qel = +0,77V3. Potenciali standard i elektrodës Zn2+(uj) | Zn(ng) është – 76 V.Potenciali standard i E qel, për elementin galvanik, Zn(ng)|Zn2+(uj)⋮⋮Sn2+(uj)| Sn(ng) është + 0,62V.a) Shkruani gjysmëreaksionet që ndodhin në secilën elektrodë kur ky element galvanik prodhon rrymë.b) Sa është potenciali elektrodik standard i elektrodës Sn2+(uj) | Sn(ng)?PYETJE DHE DETYRAKur elektroda e zinkut është negative krahasuar me elektrodën standarde të hidrogjenit, potenciali elektrodik standard i tij do të ketë një vlerë negative. Pra, mund të shkruajmë:Zn2+(uj) + 2e– → Zn(ng) Eo = –0,76Vb)Duke qenë se elektroda e zinkut është negative, elektronet rrjedhin (lëvizin) në qarkun e jashtëm nga gjysmë-elementi i zinkut për te gjysmë-elementi i hidrogjenit. Pra, gjysmëreaksioni në gjysmë-elementin e zinkut është:Zn(ng) → Zn2+(uj) + 2e–dhe tek gjysmë-elementi i hidrogjenit:2H+(uj) + 2e– → H2(g)Nuk duhet të harroni se në qarkun e jashtëm do të rrjedhë rrymë vetëm nëse potenciali i përgjithshëm i elementit galvanik është pozitiv dhe, në këtë shembull, vlerat e përshtatshme E° janë:Zn(ng) → Zn2+(uj) + 2e– Eo = + 0,76V2H+(uj) + 2e– → H2(g) Eo = 0,00VNë total kemi: Zn(ng) + 2H+(uj) → Zn2+(uj) + H2(g) Eoqel = +0,76VDuhet të keni parasysh që në këtë rast, reaksioni në elektrodën e hidrogjenit dhe rryma në qarkun e jashtëm janë në drejtim të kundërt me atë që ndodh kur një gjysmë-element Cu(ng) | Cu2+(uj) lidhet me një elektrodë standarde hidrogjeni.
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156