Page 153 - Demo
P. 153
1458.5 Fortësia relative e reaktantëve oksidues dhe reduktuesSituata e të nxënit:• krahasimi i fortësisë së reaktantëve oksidues dhe reduktues duke përdorur vlerat e E°;• njohja me gjysmëreaksione të ndryshme.Fortësia relative e reaktantëve 8.5 oksidues dhe reduktuesSHËNIMSa më e madhe të jetë vlera eE°, aq më i mundshëm (i realizueshëm nga pikëpamja energjetike) është reaksioni.KONCEPTE KYÇEMadhësia dhe shenja e vlerave E° japin një masë relative të fortësisë së reaktantëve oksidues dhe reaktantëve tëtyre reduktues të konjuguar.Potencialet elektrodike standarde japin një masë të drejtpërdrejtë të fortësisë relative oksiduese dhe reduktuese të elementeve të ndryshme.Potencialet elektrodike standarde të gjysmë-elementeve të zinkut, hidrogjenit dhe bakrit janë renditur në tabelën 1, me qëllim vlerësimin e fortësisë relative të reaktantëve të ndryshëm të oksidimit dhe reduktimit. Cu2+ pranon më lehtë elektrone se H+ ose Zn2 +. Për këtë arsye, ai është një reaktant oksidues më i fortë sesa H+ ose Zn2 +. Nga ana tjetër, Zn është një reaktant reduktues më i fuqishëm sesa H2 ose Cu, sepse ai redukton H+ në H2 dhe Cu2 + në Cu.Tabela 1 Potencialet elektrodike standarde të gjysmë-elementeve të zinkut, hidrogjenit dhe bakritReaktant oksidues Reaktant reduktues Eo/Vfortësia e reaktantit oksiduesnë rritjeCu2+(uj) + 2e– Cu(ng) fortësia e reaktantit reduktuesnë rritje+0,34H+(uj) + e– 12 H2(g) 0,00Zn2+(uj) + 2e– Zn(ng) –0,76Vërejmë se vlera e E° jep një masë relative të fortësisë së oksiduesve dhe reduktuesve. Kur potencialet standarde të elektrodës (reduktimit) janë të renditura nga vlera më pozitive tek ajo më negative, Cu2+ (reaktanti oksidues më i fortë) është gjithmonë mbi Zn2+.Megjithatë, për reaksionet e kundërta të atyre që jepen në tabelën 1, kemi:Zn(ng) → Zn2+(uj) + 2e–, Eo = +0,76Vdhe Cu(ng) → Cu2+(uj) + 2e–, Eo = –0,34VNë këtë rast, Zn, reaktanti reduktues më i fortë është gjithmonë poshtë Cu dhe kjo reflektohet në një vlerë më pozitive të E° për Zn(ng) → Zn2+(uj) + 2e–.Në tabelën 2 janë paraqitur potencialet elektrodike standarde për një numër të madh gjysmë-reaksionesh redoks. Tabela është ndërtuar në mënyrë të tillë që reaktanti më i fortë oksidues, F2, me vlerën më të madhe pozitive për E° është në krye të renditjes. Reaktanti oksidues më i dobët, K+, me vlerën më të vogël negative për E° është në fund të renditjes. Kështu që F2 është konkurrenti më i mirë për elektronet se çdo reaktant tjetër oksidues në listë dhe K+ është konkurrenti më i dobët për elektronet.Nga ana tjetër, metali i kaliumit (K), reaktanti reduktues më i fuqishëm në tabelën 2, është në fund të renditjes, ndërsa joni i fluorit (F−), reaktanti reduktues më i dobët është në krye të saj.Kjo ilustron karakterin konjugues të vetive oksiduese dhe reduktuese të një reaktanti. Sa më i fortë të jetë si reaktant oksidues, aq më i dobët është si reaktant reduktues (i konjuguar) dhe anasjelltas.Në tabelën 2 vërejmë se rendi i metaleve si reaktantë reduktues sipas vlerave të E° së tyre, është saktësisht i njëjtë me rendin e metaleve në serinë e aktivitetit. Për këtë arsye, seria e aktivitetit njihet edhe si seria elektrokimike.

