Page 155 - Demo
P. 155


                                    1478.6 Përdorimi i potencialeve standarde të elektrodave Fig. 1 Elementi i Danielitpllakë(elektrodë) zinkupllakë (elektrodë) bakritretësirë sulfat bakri(II)enë porozetretësirë sulfat zinku– +KONCEPTE KYÇENganjëherë, potencialet elektrodike standarde (të reduktimit) renditen nga më negativi te më pozitivi dhe jo e kundërta. Por, pavarësisht nga mënyra e renditjes, gjysmëelementi me potencialin elektrodik më pozitiv shfaq prirje më të fortë për të marrë elektrone. Për këtë arsye, ai vepron si elektrodë pozitive kur gjysmëelementet janë të lidhura. gjasa të ndodhë se gjysmëreaksioni Zn2+(uj) + 2e– → Zn(ng) me një potencial elektrodik standard –0,76 volt.Një nga elementet e para që u përdor në praktikë ishte pila e Danielit, zbuluar në vitin 1836 (figura 1).Vini re ngjashmëritë që ka elementi i Danielit me elementin e paraqitur në figurën 1 (mësimi 9.3) në kombinimin e dy gjysmë-elementeve Zn2+(uj) | Zn(ng) dhe Cu2+(uj) | Cu(ng). I vetmi dallim i rëndësishëm është se elementi Daniel përdor si urë kripe një enë të ngurtë poroze për të lejuar lëvizjen e joneve midis dy tretësirave, ndërsa në skemën në figurën 1 (mësimi 9.3) është përdorur xhel agar që përmban nitrat kaliumi.Kur elementi i Danielit funksionon në kushte standarde, reaksioni në gjysmëelementin e bakrit është:Cu2+(uj) + 2e– → Cu(ng) Eo = +0,34VGjysmëreaksioni zhvillohet në këtë drejtim, sepse gjysmë-elementi Cu2+(uj) | Cu(ng) ka potencialin më pozitiv të elektrodës. Pra, procesi në gjysmë-elementin e zinkut është i kundërt me procesin e mëposhtëm:Zn2+(uj) + 2e– → Zn(ng) Eo = –0,76V(p.sh. Zn(ng) → Zn2+(uj) + 2e– Eo = +0,76V)Nëse i kombinojmë të dyja proceset (gjysmëreaksionet), kemi: Cu2+(uj) + 2e– → Cu(ng) Eo = +0,34VZn(ng) → Zn2+(uj) + 2e– Eo = +0,76VNë total: Cu2+(uj) + Zn(ng) → Cu(ng) + Zn2+(uj) Eoqel = +1,10VPrandaj, kur elementi prodhon (jep) rrymë, potenciali i elementit është +1,10 V. Shenja pozitive për E°qel e elementit tregon se reaksioni ndodh në mënyrë të vetvetishme. Zinku shkon në tretësirë në trajtë jonesh zinku, elektronet rrjedhin nga elektrodat e zinkut nëpërmjet qarkut të jashtëm në elektrodën e bakrit, ku jonet e bakrit (II) i pranojnë këto elektrone dhe depozitohen si bakër i pastër. Elektroda e zinkut është negative, ndërsa elektroda e bakrit është pozitive. Shkurtimisht, elementin mund ta paraqesim si më poshtë:Zn(ng)|Zn2+(uj)⋮⋮Cu2+(uj)|Cu(ng) Eoqel = +1,10V
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159