Page 157 - Demo
P. 157


                                    1498.7 Parashikimet për realizueshmërinë e reaksioneveSituata e të nxënit:• diskutimi rreth parashikimeve të realizueshmërisë së reaksioneve;• përshkrimi se si shpejtësia e reaksionit mund të tregojë se një reaksion i parashikuar nuk mund të ndodhë;• si ndikon ndryshimi i kushteve të reaksionit në vlerat E° dhe për rrjedhojë, në realizueshmërinë e reaksionit.Parashikimet për realizueshmërinë 8.7 e reaksioneve2. a) Parashikoni nëse është i mundshëm reaksioni midis:i. F2(g) dhe Na(ng)ii. F–(uj) dhe Na+(uj)iii F2(g) dhe Na+(uj)iv.Cl2(uj) dhe Fe2+(uj)v. I2(uj) dhe Br–(uj)vi.Cl2(uj) dhe I–(uj)b) Shkruani barazimet për ato reaksione të pikës a që parashikoni të jenë të realizueshme.PYETJE DHE DETYRA Për reaksionin Zn(ng) + Cu2+(uj) → Zn2+(uj) + Cu(ng); Eoqel = +1,10V Shenja pozitive e Eoqel tregon se reaksioni i përgjithshëm ka gjasa të ndodhë. Dhe, nga përvoja dimë se reaksioni ndodh.Për reaksionin e kundërt:Zn2+(uj) + Cu(ng) → Zn(ng) + Cu2+(uj); vlera negative Eoqel = –1,10VShenja negative e Eoqel do të thotë që reaksioni i përgjithshëm nuk ka gjasa të ndodhë. Në fakt, kur E°qel është negative, ka shumë gjasa të ndodhë reaksioni i zhdrejtë.Pra, nëse E°qel ka një vlerë pozitive, në elektroda mund të ndodhin gjysmëreaksionet kur ato lidhen për të ndërtuar një bateri. Një vlerë e tillë tregon gjithashtu se gjysmëreaksionet mund të ndodhin edhe nëse reaktantët përzihen së bashku në një provëz. Sa më pozitiv të jetë potenciali i baterisë, aq më i mundshëm (i realizueshëm) është reaksioni.Megjithëse përfundimet tregojnë se realizueshmëria e reaksioneve është e lidhur me potencialet elektrodike standarde, praktikisht parashikimet nuk funksionojnë gjithmonë. Për këtë ka dy arsye kryesore:• ritmi i ngadaltë (shpejtësia e ulët) i reaksionit;• zhvillimi i reaksionit në kushte jostandarde.Përgjithësisht për një çift gjysmëreaksionesh redoks, vlera pozitive e E°qelështë një tregues që reaksioni ka gjasa të ndodhë, por praktikisht ai mund të jetë shumë i ngadalshëm për të vënë re ndonjë ndryshim të dukshëm. E rëndësishme në këtë pikë është se E°qel lidhet me qëndrueshmërinë relative të reaktantëve dhe produkteve. Megjithatë, E°qel nuk na jep të dhëna për shpejtësinë e një reaksioni apo për dinamikën e tij kinetike. Për shembull, nisur nga vlerat e mëposhtme të E°qel mund të parashikojmë që Cu2+(uj) të oksidojë H2(g) në H+(uj): Cu2+(uj) + 2e– → Cu(ng) Eo = +0,34VH2(g) → 2H+(uj) + 2e– Eo = 0,00VNë total kemi: Cu2+(uj) + H2(g) → Cu(ng) + 2H+(uj) Eoqel = +0,34VPor asgjë nuk ndodh, sepse kur hidrogjeni gurgullohet në tretësirë sulfat bakri(II), energjia e aktivizimit të reaksionit është aq e lartë, saqë shpejtësia e reaksionit është efektivisht zero.
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161