Page 158 - Demo
P. 158
150ElektrokimiaKONCEPTE KYÇEPërgjithësisht për një çift gjysmëreaksionesh redoks, vlera pozitive e E°qel tregon se kur reaktantët përzihen midis tyre, pritet të ndodhë një reaksion. Megjithatë, në praktikë rezulton si më poshtë:• Disa reaksione, edhe pse kanë gjasa të ndodhin, zhvillohen shumë ngadalë.• Reaksione të tjera që nuk kanë gjasa të ndodhin në kushte standarde, mund të ndodhin në kushte jostandarde të temperaturës, trysnisë dhe përqendrimit. Ndërsa reaksionet që ndodhin në kushte standarde, mund të mos ndodhin në kushte të tilla.Parashikimet për kushte jostandarde në bazë të vlerave të EoNjë tjetër pikë e rëndësishme që duhet mbajtur mend është se vlerat E° përcaktohen në kushtet standarde. Në një gjysmëreaksion redoks, ndryshimi i temperaturës, trysnisë dhe përqendrimit të reaktantëve apo të produkteve do të ndikojë në vlerat e potencialit të elektrodës dhe rrjedhimisht edhe në mundësinë e realizimit të reaksionit.1. Në një reaksion redoks, ekuilibri midis dy anëve të tij shprehet nëpërmjet gjysmëbarazimit: Cu2+(uj) + 2e– Cu(ng) Eo = +0,34Va) Duke pasur parasysh se vlerat Eo përcaktojnë dinamikën e reaksionit, reduktimi i Cu2+(uj) në Cu(ng) bëhet më shumë apo më pak i mundshëm nëse përqendrimi i Cu2+(uj):i. rritet; ii. zvogëlohet?b) Si mendoni, a do të ndryshojë vlera e Eo nëse përqendrimi i Cu2+(uj):i. rritet; ii. zvogëlohet?PYETJE DHE DETYRANë fakt, për të gjitha sistemet jon metali | metal, potencialet e elektrodave, të tilla si Cu2 +(uj) | Cu(ng), bëhen më pozitive kur përqendrimi i jonit të metalit rritet. Kjo për shkak se reduktimi i joneve të metaleve ka më shumë gjasa të ndodhë nëse përqendrimi i tyre është më i lartë. Anasjelltas, potencialet e elektrodave bëhen më pak pozitive kur përqendrimi i këtyre joneve zvogëlohet.Efekti i kushteve jostandarde mbi potencialet e elektrodës ilustrohet qartë në reaksionin midis oksidit të manganit (IV), MnO2 (ng) dhe acidit klorhidrik. Në kushte standarde, MnO2 nuk mund të oksidojë 1,0 mol /l HCl (uj) në klor.MnO2(ng) + 4H+(uj) + 2e– → Mn2+(uj) + 2H2O(l) Eo = +1,23V2Cl–(uj) →Cl2(g) + 2e– Eo = –1,36VMnO2(ng) + 4H+(uj) + 2Cl–(uj) → Mn2+(uj) + 2H2O(l) + Cl2(g) Eoqel = –0.13VPor kur oksidi i manganit(IV) ngrohet me acid klorhidrik të përqendruar, përqendrimi i H+(uj) dhe Cl–(uj) rritet. Potenciali i elektrodës së çdo gjysmëbarazimi bëhet më pozitiv dhe për rrjedhojë edhe potenciali i përgjithshëm i pilës bëhet pozitiv. Si rezultat prodhohet klori.

