Page 16 - Demo
P. 16


                                    8Atomet, molekulat dhe reaksionet kimikeFig. 1 Kimisti po eksperimenton për të gjetur masën molekulare të krahasuar të një substance (me anë të spektrometrit ), me qëllim përcaktimin e formulës empirike të saj.1. Përdorni masat atomike të krahasuara të karbonit dhe të hidrogjenit për të përcaktuar formulën empirike të substancës, e cila në formulën kimike të saj ka një raport masash 12 g C : 1 g H.Pyetje dhe detyraSHEMBULL I ZGJIDHURNga djegia e plotë e mostrës së një përbërjeje organike që përmban vetëm karbon dhe hidrogjen, u përftuan 3,38 g dioksid karboni dhe 0,692 g ujë. Të përcaktohet formula empirike dhe ajo molekulare e përbërjes organike, kur dihet se masa molare e saj është 26 g/mol. Zgjidhje:a) Njehsojmë numrin e moleve të karbonit dhe të hidrogjenit, që ndodhen përkatësisht në 3,38 g CO2 dhe 0,692 g H2O. 1 mol CO2 1 mol C3,38/44 mol CO2 X mol CX = 0,0768 mol C1 mol H2O 2 mol-atome H0,692 /18 Y_________ _Y = 0,0768 mol-atome Hb) Ndërtojmë raportin në mol midis karbonit dhe hidrogjenit: 0,0768 : 0,0768 ose 1:1Formula empirike është CH, ndërsa ajo molekulare është (CH)x.c) Njehsojmë numrin e mol-atomeve karbon dhe hidrogjen. Masa molare (M) e (CH)x = 26(13)x = 26x = 2Pra, formula molekulare e përbërjes organike është C2H2.Kjo formulë tregon raportin më të thjeshtë numerik midis atomeve të karbonit dhe atomeve të hidrogjenit. Bazuar në formulën empirike, mund të themi se formula që tregon numrin e atomeve të karbonit dhe atomeve të hidrogjenit në një molekulë eten mund të jetë: CH2, C2H4, C3H6, C4H8 etj., sepse secila prej këtyre formulave jep raportin më të thjeshtë numerik (1:2) midis atomeve karbon dhe hidrogjen. Eksperimentet tregojnë se masa molekulare relative e etenit është 28, e cila përkon vetëm me një nga formulat e mësipërme, atë C2H4 dhe jo CH2. Formula C2H4 e etenit tregon përbërjen sasiore dhe cilësore të një molekule të kësaj përbërjeje. Kjo quhet formulë molekulare. Formula empirike e një përbërjeje mund të njehsohet edhe duke u nisur prej rezultateve që dalin nga reaksioni i djegies së plotë të saj në prani të oksigjenit. Në përfundim të reaksionit të djegies përftohet dioksid karboni dhe ujë. Duke u nisur nga masa e dioksidit të karbonit dhe ajo e ujit të përftuar, mund të njehsohet masa e karbonit dhe hidrogjenit që e kanë prejardhjen nga përbërja fillestare dhe më pas njehsohet raporti më i thjeshtë numerik midis atomeve karbon dhe atyre hidrogjen. Bazuar në këtë raport, mund të përcaktojmë formulën empirike të përbërjes.
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20