Page 161 - Demo
P. 161
153Në shembullin 1 pamë që për një gjysmë-element Cu2+(uj) | Cu(ng) me [Cu2+(uj)] = 0,1 mol/l, E = 0,31 V. Gjithashtu dimë se për gjysmëelementin Cu2+(uj) | Cu me [Cu2+(uj)] = 0,0001 mol/l, E = 0,22 V. Pra, nëse lidhim këto dy gjysmë-elemente së bashku, do të kemi një pilë në të cilën Eqel = (0,31 – 0,22) V = 0,09 V.BateritëNjë mënyrë e thjeshtë dhe ekonomike për ruajtjen (depozitimin) dhe përdorimin e energjisë së çliruar nga reaksionet kimike janë pilat dhe bateritë. Sot ato përdoren gjerësisht për të siguruar energjinë elektrike që nevojitet për vënien në punë të shumë pajisjeve dhe makinerive, nga telefonat celularë deri te kompjuterat dhe makinat. Megjithatë, bateritë që përdoren në jetën e përditshme (kryesisht në pajisjet elektrike dhe ato elektronike) janë shumë të ndryshme nga bateritë eksperimentale dhe elementët galvanikë, për të cilat kemi folur në mësimet e mëparshme.Bateritë alkalineBateritë alkaline janë sot për sot më të thjeshtat dhe me koston më të lirë. Ato përdoren kryesisht për vënien në punë të elektrikut të dorës, orës së murit apo të tavolinës, radios etj.Më poshtë është paraqitur skema e një baterie alkaline: Zn(ng)|Zn2+(uj)⋮⋮2MnO2(ng) + H2O(l), Mn2O3(ng) + 2OH–(uj)|C(grafit)E = +1,5VPoli negativ është zinku, që shkon në tretësirë në trajtë jonesh zinku.Zn(ng) → Zn2+(uj) + 2e–Megjithatë, jonet Zn2+ bashkëveprojnë me jonet hidroksid, të cilat shpërndahen nga ndarësi (membrana) poroz për të formuar oksid zinku të patretshëm në ujë:Zn2+(uj) + 2OH–(uj) → ZnO(ng) + H2O(l)Pra, në përgjithësi, reaksioni në elektrodën e zinkut është:Zn(ng) + 2OH–(uj) → ZnO(ng) + H2O(l) + 2e–Në elektrodën pozitive të karbonit (grafit), reaksioni është:2MnO2(ng) + H2O(l) + 2e– → Mn2O3(ng) + 2OH–(uj)Shuma e këtyre dy gjysmëbarazimeve jep reaksionin e përgjithshëm të baterisë:Zn(ng) + 2MnO2(ng) → ZnO(ng) + Mn2O3(ng)Një pilë (bateri) e thatë mund të prodhojë një tension prej rreth 1,5 V, ndërsa kur përdoren të lidhura në seri, ato japin 100 V. Bateritë alkaline mund të prodhojnë një tension më të lartë dhe rrymë të qëndrueshme për një kohë më të gjatë se shumica e baterive të tjera.Bateri për pajisje elektronikePrej disa dekadash, në industri prodhohen edhe bateri alkaline me përmasa shumë të vogla të tipit “buton”, të cilat në vend të zinkut përdorin si elektrodë negative kryesisht litiumin:Li(ng) → Li+(uj) + e– Eo = +3,04VKëto lloje baterish përdoren në pajisje të tilla si: ora e dorës, aparati i matjes së tensionit etj.PËRKUFIZIMNjë bateri përmban dy ose më shumë elemente elektrokimike të lidhura në seri. Shumica e baterive që përdoren në jetën e përditshme janë në të vërtetë një element i vetëm galvanik.Fig. 1 Lloje të ndryshme baterish alkaline, që përdoren për radio, elektrikë dore, orë muri dhe lodra.LeximLexim

