Page 162 - Demo
P. 162


                                    154ElektrokimiaNë elementet elektrokimike laboratorike, elektroliti në urën e kripës përzgjidhet në mënyrë që të mos marrë pjesë në reaksionin e elementit. Megjithatë, në bateritë alkaline dhe ato të tipit buton, elektroliti shpesh ka një rol të rëndësishëm në reaksion. Përveç lidhjes së dy gjysmë-elementeve, ai shërben gjithashtu për të depozituar produktet e gjysmë-reaksioneve ose për të ruajtur përqendrimin e reaktantëve.1. a) Një bateri alkaline përshkruhet ndonjëherë si “bateri e thatë”. Pse përdoret termi “i thatë”?b) Çfarë roli luan elektroliti i hidroksidit të kaliumit në një bateri alkaline?c) Cilat janë përparësitë e litiumit, krahasuar me zinkun, në bateritë e tipit “buton”?d)Bateritë alkaline dhe ato të tipit “buton” nuk mund të prodhojnë pambarimisht rrymë elektrike. Pse?ZBATIME TË NJOHURIVEBateritë njëpërdorimshe dhe ato të rikarikueshmeBateritë alkaline nuk mund të sigurojnë pambarimisht energji elektrike. Bateritë të cilat nuk mund të rikarikohen (rimbushen) dhe të ripërdoren, quhen bateri njëpërdorimshe (parësore). Ndërsa bateritë që rimbushen dhe përdoren përsëri, quhen bateri të rikarikueshme (dytësore).Kur një bateri e rikarikueshme rimbushet, rryma elektrike që kalon përmes saj ka drejtim të kundërt me rrjedhën e energjisë së prodhuar nga bateria. Në elektroda ndodhin reaksione kimike, si rezultat i të cilave riformohen substancat fillestare. Rikarikimi është një shembull i elektrolizës dhe është procesi i kundërt i shkarkimit të baterisë.Bateritë me elektroda plumbi (bateritë e automjeteve)Bateritë me elektroda plumbi janë ndoshta bateritë sekondare që përdoren më shpesh. Shumica e baterive të makinave përbëhen nga gjashtë elektroda plumbi të lidhura në seri. Në këtë mënyrë arrihet një tension i përgjithshëm prej rreth 12 V.Në shumicën e automjeteve bateritë shërbejnë për të vënë në punë motorinon, fshirëset e xhamave etj. Vitet e fundit janë prodhuar automjete, bateritë e të cilave shërbejnë për të vënë në punë pjesërisht ose tërësisht motorët e tyre. Poli negativ në këto bateri është një pllakë plumbi. Elektroda e plumbit jep elektronet që formojnë jonet e plumbit (II) kur bateria prodhon rrymë.Pb(ng) → Pb2+(uj) + 2e–Poli pozitiv është plumb i veshur me oksid plumbi(IV). Kur bateria funksionon (prodhon rrymë), oksidi i plumbit (IV) bashkëvepron me jonet H+ të elektrolitit acid sulfurik, duke dhënë gjithashtu jone plumbi (II) dhe ujë.PbO2(ng) + 4H+(uj) + 2e– → Pb2+(uj) + 2H2O(l)Jonet Pb2+ që formohen gjatë shkarkimit të baterisë, bashkëveprojnë me jonet sulfate SO42− në elektrolit dhe japin sulfat plumbi(II) të patretshëm në të dyja polet (elektrodat):Pb2+(uj) + SO42–(uj) → PbSO4(ng)Është mirë që shkarkimi i një baterie me elektroda plumbi të mos zgjasë shumë, përndryshe sulfati i plumbit(II) i ngurtë që formohet (depozitohet) tek elektrodat, krijon një shtresë përherë e më të trashë. Kjo vepron si një izolant tek elektrodat dhe nuk lejon të ndodhë procesi i kundërt (rivers) kur bateria karikohet përsëri.Fig. 2 Një bateri e tipit “buton”pjesa e sipërme (kolektor i rrymës) izolimielektrodë (-),zink ose litiumndarës që përmban elektrolitelektroda pozitive (+)pjesa e poshtme (kolektor i rrymës)PËRKUFIZIMEBateri njëpërdorimshequhen bateritë që nuk mund të rimbushen dhe të ripërdoren.Bateri të rikarikueshme janë bateritë që mund të rimbushen dhe përdoren përsëri.Fig. 3 Bateria e kësaj makine po rikarikohet (rimbushet). 
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166