Page 163 - Demo
P. 163
155Vitet e fundit, kostoja në rritje e karburanteve fosile dhe kërkesat e vazhdueshme për një mjedis më të pastër kanë çuar në prodhimin e automjeteve të përshtatshme, motori i të cilave punon me bateri. Në të njëjtën kohë, qeveritë e disa vendeve evropiane po financojnë programe të posaçme në ndihmë të industrisë së automjeteve që të prodhojë makina elektrike. Ndërkohë, disa fabrika po prodhojnë automjete hibride, të cilat funksionojnë pjesërisht me bateri dhe pjesërisht me lëndë djegëse fosile. 2. Pse bateritë me elektroda plumbi janë të papërshtatshme për makinat elektrike?3. Bateritë me elektroda plumbi përdoren për realizimin e disa funksioneve tek automjetet. Shpjegoni pse.4. a) Gjeni vlerën e E° për gjysmë-elementin Pb2+(uj) | Pb(ng).b) Cila është vlera e përafërt e tensionit të një baterie me elektroda plumbi?c) Njehsoni potencialin e përafërt të elektrodës së gjysmë-elementit Pb(ng) | PbO2(ng) + 4H+(uj), Pb2+(uj) + 2H20(l) në një bateri me elektroda plumbi.d)Vizatoni diagramin e një baterie me elektroda plumbi.ZBATIME TË NJOHURIVENë këtë mësim do të shqyrtojmë elementet elektrolitike dhe do të studiojmë në mënyrë të hollësishme procesin e elektrolizës. Energjia e nevojshme për shndërrimet kimike gjatë elektrolizës sigurohet nga rryma elektrike. Rryma elektrike, e cila simbolizohet me I, është thjesht një rrymë elektronesh.Nëse dimë ngarkesën e një elektroni, ne mund të matim sasinë e energjisë elektrike (ngarkesën elektrike) që rrjedh përgjatë një teli, duke numëruar numrin e elektroneve që kalojnë një pikë të caktuar të tij. Megjithatë, ngarkesa e një elektroni është tepër e vogël për t’u përdorur praktikisht si njësi matëse për sasinë e ngarkesës elektrike. Simboli për ngarkesën elektrike është Q dhe njësia e përdorur në matjen e ngarkesës elektrike është kuloni, C. Një elektron mban një ngarkesë prej –1,6 × 10−19 C. Kështu, gjashtë milionë, milion, milion (6 × 1018) elektrone mbajnë një kulon të ngarkesës negative.Nëse një kulon ngarkesë kalon përgjatë një teli në një sekondë, atëherë shpejtësia e rrjedhjes së ngarkesës (rrymës elektrike) është 1 kulon për sekondë ose 1 amper, A.Nëse Q kulon rrjedhin përgjatë një teli në t sekonda, atëherë:I = QtNga ky ekuacion rrjedh që:Q = I × tngarkesa në kulon intensiteti në amper koha në sekondaNjehsimi i sasisë së energjisë elektrike PËRKUFIZIMERryma elektrike e shkaktuar nga rrjedhja e një ngarkese një kulon në një sekondë është e barabartë me 1 Amper. 1A = 1Cs–1KONCEPTE KYÇEGjatë rrjedhjes së rrymës elektrike: Q = I × t ngarkesa intensiteti koha1. Rryma në një elektrik dore është 0,25 A. Sa është sasia e ngarkesës elektrike që harxhohet nëse elektriku mbahet ndezur 20 minuta? ZBATIME TË NJOHURIVELeximLexim

