Page 164 - Demo
P. 164
156ElektrokimiaAparati i paraqitur në figurën 1, përdoret për të përcaktuar sasinë e ngarkesës elektrike që nevojitet për depozitimin e një mol bakri (63,5 g) në katodë gjatë elektrolizës. Për të mbajtur rrymën të ulët dhe konstante përdoret një reostat (rezistencë e ndryshueshme). Nëse rryma është shumë e lartë, katoda vishet shpejt me shtresa të holla bakri.Katoda e bakrit pastrohet, thahet dhe peshohet. Në këtë qark të mbyllur rrjedh një rrymë prej rreth 0,15 A për të paktën 45 minuta.Pas elektrolizës, katoda hiqet dhe lahet, së pari me ujë të distiluar dhe pastaj me propanon. Pasi të jetë tharë plotësisht, katoda peshohet përsëri.Më poshtë janë renditur rezultatet e një eksperimenti.Masa e katodës së bakrit para elektrolizës = 54,07 gMasa e katodës së bakrit pas elektrolizës = 54,25 g Masa e bakrit të depozituar = 0,18gKoha e elektrolizës = 60 min = 3600sIntensiteti = 0,15A Sasia e ngarkesës elektrike të përdorur = I ×t = 0,15A × 3600s = 540CNga këto rezultate del se:nga 540 C prodhohet 0,18 g bakër.Atëherë: 1 mol bakër (63,5g) përftohet nga 540C × 63,5g0,18g = 190500C.Nga studimet ka rezultuar se për depozitimin e 1 mol bakri nevojiten 193 000 C. Me këtë sasi energjie elektrike do të funksiononte për rreth 6 orë një elektrolizer 2 kW.1. a) Pse katoda duhet të jetë e pastër dhe e thatë kur peshohet para elektrolizës?b) Pse pas elektrolizës, katoda duhet të lahet me ujë të distiluar dhe më pas me propanon? c) Një eksperiment i ngjashëm me atë të mësipërm u krye duke përdorur elektroda argjendi në tretësirë nitrat argjendi. Duke përdorur një rrymë prej 0,15 A, në 60 minuta u depozitua 0,60 g argjend. Njehsoni sasinë e ngarkesës elektrike që nevojitet për depozitimin e 1 mol (108,0 g) argjendi. ZBATIME TË NJOHURIVENjehsimi i ngarkesës elektrike që nevojitet për depozitimin e një mol bakri gjatë elektrolizës Fig. 1 Përcaktimi i sasisë së ngarkesës elektrike që nevojitet për depozitimin e 1 mol bakribateri (6 V)çelësreostatA ampermetërelektrodat e bakrittretësirë sulfat bakri(II) +Tabela 1 Ngarkesa elektrike e nevojshme për prodhimin e 1 moli substancash të thjeshta Substancëe thjeshtëSasia e ngarkesës elektrike që nevojitet për të prodhuar 1 mol (në C)bakër 193 000argjend 96 500natrium 96 500alumin 289 500plumb 193 000hidrogjen 96 500oksigjen 193 000Lexim

