Page 165 - Demo
P. 165
157Konstantja e FaradeitShikoni me vëmendje tabelën 1. Kur elektrolizohen lëndë në trajtë të shkrirë, të lëngët ose në tretësirë ujore, sasia e ngarkesës elektrike që nevojitet për përftimin e 1 mol elementi është gjithmonë një shumëfish i 96 500 C (d.m.th., 96 500 C ose 193 000 C (2 × 96 500 C), ose 289 500 C (3 × 96 500 C)). Për këtë arsye, vlera 96 500 kulon quhet konstantja e Faradeit (F), në nder të shkencëtarit Majkëll Faradei, i cili ishte ndër të parët që studioi masat e elementeve të përftuara gjatë elektrolizës.Gjatë elektrolizës, 1 mol jone natrium kërkon 1 mol elektrone për të formuar një mol atome të natriumit.Na+ + e– → NaKëto elektrone bartin një ngarkesë 96 500 C, e cila nevojitet për depozitimin e një moli natrium. Pra, 96 500 C është ngarkesa në 1 mol elektrone dhe konstantja e Faradeit është përcaktuar si 96 500 kulon për mol (9,65 × 104 C mol−1).Jonet e bakrit (Cu2+) bartin dy herë më shumë ngarkesë se jonet e natriumit (Na+), kështu që për depozitimin e një moli bakër nevojitet dyfishi i ngarkesës (2 × 96 500 C = 193 000 C). Fig. 2 Majkëll Faradei (Michael Faraday, 1791–1867) ishte një ndër shkencëtarët e parë që studioi elektrolizën. Këtu ai është duke mbajtur leksion në Institutin Mbretëror të Londrës, në vitin 1855.Njehsimi i sasive të substancave të prodhuara gjatë elektrolizësTashmë dimë si t’i identifikojmë substancat që depozitohen në elektroda gjatë elektrolizës së substancave të ndryshme në trajtë të shkrirë dhe ujore. Po për të njehsuar sasitë e substancave që prodhohen gjatë elektrolizës, si duhet të veprojmë?Për njehsimin e sasisë së një substance të prodhuar gjatë elektrolizës duhet të dimë:• sa F (faradei) kërkohet për të prodhuar 1 mol produkt;• sasinë e ngarkesës elektrike në faradei që ka kaluar tek elektroda.Duke përdorur masën molare të produktit ose vëllimin molar (22,4 l/mol në kushte standarde ose 24 l/mol në kushte normale), mund të njehsojmë masën ose vëllimin e produktit.1. Në oksidin e aluminit të shkrirë, të tretur në kriolit, kalon për 3 orë rryma prej 100 kA. Sa alumin prodhohet në katodë? (masa molare e Al = 27,0)2. Sa është vëllimi i secilit gaz të prodhuar në anodë dhe katodë, kur në tretësirën ujore të sulfatit të natriumit (Na2SO4) kalon për 40 minuta rryma prej 0,25 A?ZBATIME TË NJOHURIVELeximLexim

