Page 166 - Demo
P. 166


                                    158ElektrokimiaSHEMBULL I ZGJIDHURPërgjatë një elementi elektrolitik të përbërë prej dy elektrodash prej bakri në tretësirë klorur bakri(II) të përqendruar, rrjedh për 50 minuta një rrymë elektrike prej 1,93 A.a) Sa faradei do të prodhojë 1 mol: i. bakër (Cu); ii. klor (Cl2)?b) Sa ngarkesë në F kalon për 50 minuta?c) Sa është sasia (në mol) e: i. bakrit (Cu); ii. klorit (Cl2) të prodhuar?d) Sa është masa e bakrit (Cu) të prodhuar? (Cu = 63,5)e) Sa është vëllimi i gazit Cl2 të prodhuar në kushte normale?Përgjigjea) Gjatë elektrolizës ndodhin reaksionet e mëposhtme:Në katodë (– ): Cu2+(uj) + 2e– → Cu(ng)Në anodë (+): 2Cl–(uj) → Cl2(g) + 2e–Një mol bakër prodhohet prej 2F = 2 × 96500C = 193000C dhenjë mol klor prodhohet prej 2 F = 2 × 96500C = 193000C.b) Ngarkesa elektrike që ka kaluar: Q = I × t = 1,93A × (50 × 60)sintensiteti në koha nëamper sekonda = 5790C c)i. 193 000 C prodhon 1 mol Cu. 5790C prodhon 1mol193000C × 5790C = 0,03mol Cuii. 193000C prodhon 1mol Cl2 5790C prodhon 1mol193000C× 5790C = 0,03mol Cl2d) Masa e bakrit të prodhuar = 0,03mol × 63,5g/mol = 1,905g e) Vëllimi i Cl2 të prodhuar në kushte normale = 0,03mol × 24l/mol = 0,72 l
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170