Page 167 - Demo
P. 167


                                    1591. a) Shpjegoni kuptimin e termave “oksidim” dhe “reduktim”.b) Përgjigjen e pikës a ilustrojeni me anë të gjysmëreaksioneve, ku të përfshihet edhe shkëmbimi i elektroneve që ndodh gjatë bashkëveprimit të substancave të mëposhtme:i. Mg me Cl2;ii. MnO2 me HCl të përqendruar;iii. H2O2 me I–;iv.Fe3 + me I–.c) Paraqitni me anë të një diagrami aparatin që përdoret për përcaktimin e potencialit standard të elektrodës të gjysmë-elementit Zn2 +(uj) | Zn(ng).2. a) Paraqitni nëpërmjet një diagrami një element galvanik, në elektrodat e të cilit ndodhin reaksionet e mëposhtme: H2O2(uj) + 2H+(uj) + 2e– → 2H2O(l) Eo = +1,77V Sn4+(uj) + 2e– → Sn2+(uj) Eo = +0,15Vb) Kur elementi elektrolitik përdoret për të prodhuar energji elektrike, në ç’drejtim rrjedhin elektronet në qarkun e jashtëm?c) Shkruani barazimet e reaksioneve që ndodhin në secilën elektrodë, kur elementi elektrolitik prodhon rrymë elektrike.d) Përcaktoni vlerën e potencialit të elementit kur procesi zhvillohet në kushte standarde.e) Si do të ndryshonte potenciali i elementit nëse:i. rritet përqendrimi i joneve H+;ii. rritet përqendrimi i joneve Sn4+?Argumentoni përgjigjet.3. Bazuar në të dhënat e mëposhtme, përgjigjuni pyetjeve në vijim.Reaksioni në elektrodë Eo/VZn(ng) → Zn2+(uj) + 2e– +0,76Fe(OH)2(ng) + OH–(uj) → Fe(OH)3(ng) + e– +0,56Fe(ng) → Fe2+ (uj) + 2e– +0,44Sn(ng) → Sn2+(uj) + 2e– +0,144OH–(uj) → 2H2O(l) + O2(uj) +4e– –0,40Gjatë ndryshkjes së hekurit ndodh reaksion redoks dhe hekuri formon hidratin e oksidit të hekurit(III), Fe2O3.xH2O.a) Shpjegoni nëpërmjet gjysmëreaksioneve se çfarë ndodh kur ndryshket hekuri.b) Për ta mbrojtur nga ndryshkja, hekuri mund të vishet me një shtresë zinku ose kallaji. Nëse veshja metalike gërvishtet aq sa të duket hekuri, kur ajo është prej zinku e mbron hekurin më mirë se kallaji. Pse?c) Zakonisht, si shtresë mbrojtëse për enët e vogla prej metali (në këtë rast hekur) përdoret kryesisht kallaji, ndërsa për enët e mëdha përdoret kryesisht zinku. Shpjegoni pse. 4. Tabela e mëposhtme jep potencialet standarde të elektrodave për disa gjysmë-reaksione.Eo/VZn2+(uj) + 2e– → Zn(ng) – 0,76Fe2+ (uj) + 2e– → Fe(ng) –0,44I2 (uj) + 2e– → 2I–(uj) +0,54Fe3+ (uj) + e– → Fe2+(uj) +0,77Ce4+ (uj) + e– → Ce3+(uj) +1,61a) Cili prej gjysmë-reaksioneve përdoret si standard në këto potenciale elektrodike? b) Cila nga substancat në tabelën e mësipërme është: i. oksiduesi më i fortë; ii. reduktuesi më i fortë? c) Cila substancë/a mund të përdoret/en për të kthyer jonet e jodit në jod? Shkruani barazimin e reaksionit për çdo rast të mundshëm. d)Një gjysmë-element është ndërtuar duke zhytur një elektrodë platini në një tretësirë me jone Fe2+ dhe Fe3+, me përqendrim 1,0 mol /l. Gjysmë-elementi lidhet me anë të një ure kripe me një gjysmëelement tjetër, i cili përmban një elektrodë hekuri në një tretësirë Fe2+, me përqendrim 1,0 mol/l. i. Sa është potenciali i këtij elementi? ii. Nëse mbyllim qarkun e jashtëm të dy elektrodave, çfarë reaksionesh ndodhin në secilin gjysmëelement? iii. Në ç’drejtim rrjedhin elektronet në qarkun e jashtëm?e) Shkruani barazimin kimik për reaksionin që ndodh kur një gozhdë hekuri vendoset në një tretësirë sulfat hekuri(III). 8 Ushtrime përmbledhëse
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171