Page 168 - Demo
P. 168


                                    160Situata e të nxënit: • kuptimi i termit “redoks”;• përshkrimi se si prodhohet energjia elektrike nga reaksionet redoks;• përkufizimi i termit redoks;• përcaktimi i agjentit oksidues ose reduktues në një reaksion redoks;• ndarja e barazimeve jonike në gjysmëreaksione, duke treguar dhënien dhe marrjen e elektroneve.Reaksionet redoks ose procesi i dhënies dhe marrjes së elektroneveReaksionet redoks dhe 9 elektrolizaSHËNIMTermi “redoks” përdoret si një shkurtim për reduktimin dhe oksidimin.Fig. 1 Antuan Lavuazje (Antoine Lavoisier, 1743-1794) ishte kimisti i parë që shpjegoi reaksionet redoks në proceset e djegies.9.1Termi redoks është përdorur nga kimistët për të paraqitur shkurt proceset e reduktimit dhe oksidimit. Zakonisht, këto dy procese ndodhin njëkohësisht. Gjatë proceseve të tilla si djegia, ndryshkja dhe frymëmarrja zhvillohen reaksione redoks. Edhe pse si fillim kimistët e përdorën termin redoks për reaksionin midis hidrogjenit dhe oksigjenit, sot ky term gjen përdorim më të gjerë. Ai përdoret në të gjitha proceset, ku ndodh dhënia dhe marrja e elektroneve midis atomeve. Një veçori e rëndësishme e disa reaksioneve redoks elektrontransferuese është se gjatë zhvillimit të tyre çlirohet energji në formën e energjisë elektrike. Një reaksion i tillë ndodh në baterinë e vogël të një elektriku dore, në baterinë e një aparati dëgjimi, në baterinë e një makine etj. Zhvendosja e elektroneve ndodh gjithashtu gjatë elektrolizës, kur rryma elektrike përdoret për shpërbërjen e substancave.Metalet veprojnë me oksigjenin duke formuar oksidet. Për shembull, magnezi dhe natriumi digjen me shkëlqim në ajër duke formuar përbërje me ngjyrë të bardhë, si oksidi i magnezit dhe ai i natriumit: Mg2+O2– dhe (Na+)2O2–:2Mg(ng) + O2(g) → 2Mg2+O2–(ng)4Na(g) + O2(g) → 2(Na+)2O2–(ng)Kështu, magnezi dhe natriumi oksidohen dhe oksigjeni reduktohet. Përgjatë këtij procesi, atomet e metaleve lëshojnë elektrone duke formuar jone pozitive dhe atomet e oksigjenit marrin elektrone duke formuar jone negative, O2–. 2Mg → 2Mg2+ + 4e–O2 + 4e– → 2O2–Këto reaksione shoqërohen me dhënie dhe marrje elektronesh, ndaj quhen reaksione redoks.Siç e shohim edhe në barazimet e mësipërme, magnezi lëshon elektrone, pra oksidohet në Mg2+. Ndërkohë oksigjeni merr elektrone, d.m.th reduktohet në O2–.PËRKUFIZIMEOksidim është dhënia e elektroneve.Reduktim është marrja e elektroneve.Agjentët oksidues, si oksigjeni, marrin elektrone.Agjentët reduktues japin elektrone.Metalet kanë aftësi të japin elektrone, duke formuar jonet përkatëse (+). Metalet oksidohen dhe sillen si agjentë reduktues në reaksionet e tyre. Magnezi sillet si një agjent reduktues, ndërsa oksigjeni sillet si një agjent oksidues.Nëse reaksionet redoks i analizojmë nga pikëpamja e dhënies dhe marrjes së elektroneve, do ta kemi më të lehtë për të kuptuar se oksidimi dhe reduktimi 
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172