Page 169 - Demo
P. 169
1619.1 Reaksionet redoks ose procesi i dhënies dhe marrjes së elektroneveFig. 2 Aparatura e kimistit Lavuazje për përftimin e oksigjenit. Oksidi i kuq i merkurit(II) nxehet në autoklavën (A) në të majtë. Oksigjeni i përftuar mblidhet në kavanoz (E), sipër merkurit.1. a) Rregulloni barazimin e mëposhtëm të zbërthimit të oksidit të kuq të merkurit(II): HgO(ng) → Hg(l) + O2(g)b) Tregoni ngarkesat e HgO në barazim dhe shpjegoni cili nga jonet oksidohet dhe cili reduktohet.2. Gjeni cili prej reaksioneve të mëposhtme është reaksion: i. oksidimi; ii. reduktimi; iii. redoks; iv. asnjëri prej tyre.a) 2H+ + 2e– → H2b) Cu+ → Cu2+ + e–c) Ag+ + Cl– → AgCld)NH3 + H+ → NH4 +e) 2Cu + → Cu2+ + Cu PYETJE DHE DETYRAFig. 3 Tela bakri të zhytur në tretësirën e nitratit të argjenditjanë procese që zhvillohen njëkohësisht. Një atom ose një grup atomik mund t’i japë elektrone një atomi ose një grupi tjetër atomik. GjysmëreaksionetGjysmëbarazimet kimike që tregojnë se cila substancë merr elektrone dhe cila substancë lëshon elektrone në një reaksion redoks njihen ndryshe si gjysmëreaksione. Nëpërmjet gjysmëreaksioneve kuptojmë se çfarë ndodh me elektronet gjatë një reaksioni kimik. Dy gjysmëreaksionet lidhen ndërmjet tyre dhe japin një reaksion të përgjithshëm. Duhet të kemi parasysh që gjysmëreaksionet nuk mund të ndodhin vetvetiu. Kur telat e bakrit zhyten në tretësirën e nitratit të argjendit, në telat e bakrit depozitohet argjend i ngurtë dhe fillon të formohet tretësira e nitratit të bakrit(II) me ngjyrë blu.Gjatë këtij reaksioni, atomet e bakrit japin elektrone, të cilat kalojnë në tretësirë në trajtë jonesh, Cu2+(uj). Në këtë rast, gjysmëreaksioni paraqitet si më poshtë:Cu(ng) → Cu2+(uj) + 2e–Në të njëjtën kohë, jonet e argjendit në tretësirë, Ag+(uj), marrin elektronet e dhëna nga atomet e bakrit dhe depozitohen te teli i bakrit.2Ag+(uj) + 2e– → 2Ag(ng)Duke i bashkuar këto dy gjysmëreaksione përftohet barazimi kimik: Cu(ng) +2Ag+(uj) → Cu2+(uj) + 2Ag(ng)

