Page 17 - Demo
P. 17
91.4 Shkrimi i reaksioneve kimike dhe kthimi i tyre në barazime kimikeReaksionet kimike paraqiten me fjalë ose me anë të simboleve e formulave kimike.Reaksioni i bashkëveprimit të metanit me oksigjeninMetani digjet në prani të oksigjenit duke dhënë dioksid karboni dhe ujë. Metani dhe oksigjeni quhen substanca nistore (reaktantë), ndërsa dioksidi i karbonit dhe uji, substanca produkt. Ky reaksion paraqitet me fjalë ose me formula kimike: metan + oksigjen → dioksid karboni + ujë CH4 + O2 → CO2 + H2OÇdo reaksion ka dy anë (anën e majtë dhe anën e djathtë), të cilat lidhen me njëra-tjetrën me anë të një shigjete.Reaksioni i bashkëveprimit të azotit me hidrogjenin Hidrogjeni bashkëvepron me azotin duke dhënë amoniak. Ky reaksion paraqitet si më poshtë:azot + hidrogjen → amoniak N2 + H2 → NH3Kthimi i reaksioneve kimike në barazime kimike Për reaksionin që zhvillohet midis metanit dhe oksigjenit mund të shkruajmë:CH4 + O2 → CO2 + 2H2ONë të majtë: Në të djathtë:1 atom karbon 1 atom karbon4 atome hidrogjen 4 atome hidrogjen2 atome oksigjen 2 atome oksigjenNumri i atomeve të secilit element është i njëjtë në të dyja anët e reaksionit. Në një reaksion kimik, lidhjet midis atomeve në molekulat e substancave nistore këputen dhe atomet thjesht riorganizohen, duke formuar molekula të substancave produkt. Nëse numri i secilit lloj atomi është i njëjtë në të dyja anët e reaksionit, atëherë reaksioni është kthyer në barazim kimik. Vendosja e gjendjes fizike të substancës pas simboleve dhe formulave kimikeReaktantët dhe produktet mund të jenë të ngurtë, të lëngët, të gaztë ose në tretësirë ujore. Për këtë arsye, në reaksionet kimike vendosen zakonisht edhe simbolet e gjendjes së tyre fizike.(ng) gjendje e ngurtë (l) gjendje e lëngët(g) gjendje e gaztë (uj) tretësirë ujore Situata e të nxënit:• shkrimi i një reaksioni kimik;• kthimi i reaksioneve në barazime kimike. Heading A Shkrimi i reaksioneve kimike dhe kthimi i tyre në barazime kimike 1.4Fig. 1 Djegia e metanit (gaz natyror)KONCEPTE KYÇETre hapat që ndiqen për shkrimin e një barazimi kimik janë:1.shkruhet me fjalë reaksioni kimik;2. vendosen në vend të fjalëve simbolet e elementeve kimike dhe formulat kimike të substancave;3. barazohet numri i atomeve të secilit element në të dyja anët e reaksionit kimik.

