Page 170 - Demo
P. 170


                                    162Reaksionet redoksSituata e të nxënit: • përshkrimi i llojeve të ndryshme të reaksioneve redoks, të cilat përfshijnë metale dhe jometale, ujë ose acid;• përshkrimi i reaksioneve që ndodhin nëpër elektroda gjatë elektrolizës.Disa lloje të rëndësishme të reaksioneve 9.2 redoksFig. 1 Maskë prej ari, një metal joaktiv, i cili nuk oksidohet dhe i reziston kohës.Fig. 2 Syze fotokromatike në dritë me intensitet të dobët (fotografia poshtë) dhe në dritë të fortë (fotografia lart). Syzet fotokromatike errësohen kur ekspozohen në dritë të fortë dhe zbehen kur ndriçimi është i dobët. Xhami i syzeve përmban pjesë të vogla klorur argjendi dhe klorur bakri(I). Kur drita është e fortë, jonet Ag+ oksidojnë Cu+ në Cu2+.Ag+(ng) + Cu+(ng) → Ag(ng) + Cu2+(ng)Argjendi i formuar reflekton dritën në xham dhe pengon llamburitjen në sy. Në dritë me intensitet të ulët, jonet e bakrit(II) oksidojnë Ag duke e kthyer në jone Ag+ dhe syzet bëhen sërish më të qarta. Katër janë llojet e rëndësishme dhe relativisht të zakonshme të reaksioneveredoks.Reaksionet e metaleve me jometaletGjatë këtyre reaksioneve, metalet japin elektrone duke formuar jone pozitive, ndërsa jometalet (O2, Cl2, S) marrin elektrone dhe formojnë jone negative (O2–, Cl, S2–). Për shembull:Fe(ng) + S(ng) → Fe2+S2–(ng) { Fe → Fe2+ + 2e–S + 2e– → S2–Metali lëshon elektrone dhe për pasojë oksidohet, ndërsa jometali merr elektrone dhe si rrjedhim reduktohet. Metalet që ndodhen lart në radhën e aktivitetit kimik, i lëshojnë më lehtë elektronet se metalet më pak aktive, të cilat ndodhen më poshtë në radhën e aktivitetit. Kështu, duke kaluar nga lart-poshtë në radhën e aktivitetit, metalet bëhen përherë e më të dobët si agjentë reduktues.Veprimi i metaleve me molekulat e ujitMetalet që gjenden në fillim të serisë së metaleve aktive (K, Na, Ca dhe Mg) veprojnë në mënyrë aktive me ujin duke formuar hidrogjenin. Për shembull:Ca(ng) + 2H2O(l) → Ca2+(OH–)2(ng) + H2(g)Disa metale të tjera në radhën e aktivitetit kimik (p.sh. Al, Zn, Fe) nuk veprojnë në mënyrë të dukshme me ujin, por ato bëhen më vepruese kur vendosen mbi llambën e alkoolit, duke formuar hidrogjen.Në këto reaksione, atomet e metalit oksidohen duke u kthyer në jone pozitive. Elektronet që largohen prej tyre, kapen nga molekulat e ujit, të cilat reduktohen në jone hidrokside (OH–) dhe hidrogjen (H2).Ca → Ca2+ + 2e–2H2O + 2e– → 2OH– + H2Reaksionet e metaleve me acidetGjatë këtyre reaksioneve, atomet e metalit lëshojnë elektrone, të cilat kapen nga jonet H+ në tretësirë ujore acidi duke formuar H2. Për shembull:Zn(ng) + 2H+(uj) → Zn2+(uj) + H2(g)Gjysmëreaksionet janë:Zn → Zn2+ + 2e–2H+ + 2e– → H2Aktiviteti i metaleve me acidet varet nga lehtësia me të cilën secili metal lëshon elektrone për të formuar jone në tretësirë ujore. Metalet, të cilat formojnë jone më lehtë se hidrogjeni, veprojnë me acidet duke lëshuar elektrone. Këto elektrone merren nga jonet H+ të acidit.
                                
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174