Page 171 - Demo
P. 171


                                    1631. Shkruani barazimet kimike për reaksionet e mëposhtme dhe më pas gjysmëreaksionet, ku tregohet largimi ose marrja e elektroneve:a) natrium me oksigjen;b) kalium me ujë;c) magnez me acid sulfurik të holluar;d) elektroliza e klorurit të natriumit në gjendje të shkrirë.PYETJE DHE DETYRASituata e të nxënit: • përkufizimi i procesit të elektrolizës;• dallimi midis kationeve dhe katodës, anioneve dhe anodës;• përshkrimi i elektrolizës së një elektroliti.9.3 ElektrolizaPËRKUFIZIMEElektroliza është zbërthimi i një përbërjeje në gjendje të shkrirë ose në tretësirë ujore me anë të energjisë elektrike.Elektroliti është një përbërje, e cila zbërthehet gjatë elektrolizës.Katoda është elektroda negative gjatë procesit të elektrolizës.Anoda është elektroda pozitive gjatë procesit të elektrolizës.Një bateri përmban dy ose më shumë njësi përbërëse.Elektroliza kryen zbërthimin e një përbërjeje në gjendje të shkrirë ose në tretësirë ujore me anë të energjisë elektrike. Proceset ndodhin në një enë elektrolitike dhe përbërja që zbërthehet quhet elektrolit.++baterielektrone elektroneanodë katodënatrium i shkrirëflluska gazi të kloritelektroda grafitiFig. 1 Elektroliza e klorurit të natriumit të shkrirëMetalet që ndodhen poshtë hidrogjenit në radhën e aktivitetit kimik, siç janë bakri apo argjendi, formojnë jone pak më vështirë sesa hidrogjeni. Këto metale nuk veprojnë me acidet për të formuar hidrogjen.Reaksionet në elektroda gjatë elektrolizësGjatë procesit të elektrolizës, kationet tërhiqen prej katodës së ngarkuar negativisht duke marrë elektrone dhe kështu reduktohen. Për shembull, gjatë elektrolizës së bromurit të plumbit(II) të shkrirë:në katodë (–)Pb2+ + 2e– → PbNë të njëjtën kohë, anionet e Br– tërhiqen prej anodës së ngarkuar pozitivisht dhe oksidohen duke lëshuar elektrone:në anodë (+)2Br– → Br2 + 2e–Në temën vijuese do të kemi një studim më të hollësishëm të elektrolizës.Njohuri të përgjithshme mbi procesin e elektrolizës dhe ndërtimin e elektrolizeritElektroliza është dukuria që ndodh gjatë kalimit të rrymës elektrike në elektrolite të shkrira ose në tretësirat ujore të tyre. Kjo dukuri shoqërohet me zhvillimin e reaksioneve të reduktimit në katodë dhe të oksidimit në anodë, ku ndodh shkarkimi i joneve dhe përftimi i produkteve të elektrolizës. Pajisja ku kryhet elektroliza quhet elektrolizer dhe përbëhet nga 2 pjesë:1) qarku i jashtëm, i cili përbëhet nga: a) bateria, burimi i rrymës së vazhduar, i cili siguron energjinë për zhvillimin e reaksioneve redoks; b) elektrodat pasive të zhytura në enën mbajtëse: anoda, e lidhur me polin pozitiv të burimit të rrymës elektrike, në sipërfaqen e së cilës ndodh procesi i oksidimit; katoda, e lidhur me polin negativ të burimit të rrymës, në sipërfaqen e së cilës ndodh procesi i reduktimit; 
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175