Page 172 - Demo
P. 172


                                    164Reaksionet redoksKONCEPTE KYÇERryma elektrike është rrjedha e elektroneve.Gjatë elektrolizës, metali dhe hidrogjeni formohen në katodë, ndërsa jometalet (me përjashtim të hidrogjenit) formohen në anodë.PËRKUFIZIMEKationet janë jone pozitive.Anionet janë jone negative.c) fijet përcjellëse, të cilat lidhin elektrodat me baterinë dhe lejojnë kalimin e elektroneve nga anoda në katodë. Në qarkun e jashtëm, përcjellshmëria elektrike sigurohet nëpërmjet lëvizjes së drejtuar të elektroneve.2) qarku i brendshëm, i cili përfaqësohet nga: a) elektrolit i shkrirë ose tretësirë ujore e tij;b) membrana ndarëse që lejon lëvizjen e joneve drejt elektrodave, por pengon përzierjen e produkteve të elektrolizës. Funksionimi i elektrolizeritKalimi i rrymës elektrike në elektrolitin e shkrirë mundëson orientimin dhe zhvendosjen e joneve të elektrolitit. Pra, jonet pozitive (kationet) Kn+zhvendosen në afërsi të katodës, ku ngarkesat negative janë me tepricë. Katoda ka ngarkesë negative. Ndërkohë, jonet negative (anionet) An- zhvendosen drejt anodës, ku ka tepricë ngarkesash pozitive.Anoda ka ngarkesë pozitive. Në qarkun e brendshëm, përcjellshmëria elektrike sigurohet nëpërmjet lëvizjes së drejtuar të joneve. Në sipërfaqen e elektrodave ndodh procesi i oksido-reduktimit, i dhënies dhe i marrjes së elektroneve sipas skemës:An-- ne- = A (oksidim); Kn++ ne- = K (reduktim)(A simboli i elementit që shkarkon në anodë dhe K simboli i elementit që shkarkon në katodë)Në elektrolizer ndodh shndërrimi i energjisë elektrike të dhënë nga një burim i rrymës së vazhduar, në energji kimike që e përmbajnë produktet e përftuara. Energjia elektrike që furnizon elektrolizerin bën të mundur që të ndodhë një reaksion oksido-reduktimi, që nuk është i vetvetishëm. Procesi i elektrolizës shoqërohet gjithmonë me veçim substancash nëpër elektroda.Procesi i elektrolizës zhvillohet në:a) elektrolit të shkrirë; b) tretësirë ujore të elektrolitit.Elektroliza e NaCl të shkrirë Elektroliti përbëhet vetëm nga jone Na+ dhe jonet Cl–, të cilët drejtohen përkatësisht drejt katodës dhe anodës, ku ndodhin reaksionet e mëposhtme:Në katodë(-) 2Na+ + 2e- → 2Na (reduktim) Eored = -2,71 VNë anodë(+) 2 Cl- → Cl2 + 2 e- (oksidim) Eoox = -1,36 VReaksioni i përgjithshëm 2 NaCl(shkrirë)elektrolizë 2 Na (shkrirë) + Cl2(g)Në katodë depozitohet natrium metalik, në anodë çlirohet klor i gaztë. Theksojmë se përftimi i metaleve në gjendje të pastër realizohet duke zhvilluar elektrolizën e kripërave të tyre në gjendje të shkrirë. Elektroliza e tretësirës ujore të një elektrolitiNë qoftë se tretësira ujore e një elektroliti përmban jone të ndryshme, për të përcaktuar se si do të shkarkohen ato në elektroda, duhet të merret parasysh radha e potencialeve të reduktimit:NaCl-Na i shkrirëkatodë çelikumbulesë hekuriNai shkrirëNaCl dhe CaCl2të shkrirëCl2 gazFig. 2 elektrolizer për prodhimin industrial të natriumit metalik 
                                
   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176