Page 177 - Demo
P. 177
1699.5 Elektroliza me anoda të tretshme. Galvanostegjia1. Produktet e elektrolizës së tretësirës ujore të Zn(NO3)2, me elektroda të patretshme janë:a) H2 dhe O2; b) Zn dhe O2; c) H2 dhe N2; d) Zn dhe N2.2. Përcaktoni produktet e elektrolizës (me anoda të tretshme), të tretësirave ujore 1 M të: a) AgNO3; b) CuCl2; c) SnCl2.3. Gjatë elektrolizës të tretësirës ujore të NiSO4 (me anodë të tretshme), në katodë depozitohet:a) S; b) H2; c) SO2; d) Ni.4. Zhvillohet elektroliza e 1 litri tretësire ujore 2M të ZnCl2.a) Shkruani reaksionin e përgjithshëm të elektrolizës.b) Njehsoni masën e substancave të përftuara në elektroda. PYETJE DHE DETYRANë katodë do të reduktohen jonet Cu2+ se Eored të tyre është më e madhe se Eored të ujit.Si rezultat i depozitimit të atomeve të bakrit, masa e katodës do të rritet. Bakri i depozituar është i pastër (99,9 %) dhe quhet bakër elektrolitik. Në anodë shkojnë jonet: SO42-, OH-, por në të vërtetë ndodh procesi i oksidimit të atomeve të bakrit të anodës. Kjo ndodh për arsye se Eoox të bakrit është më i madh se Eoox të ujit dhe të joneve SO42-. Atomet e bakrit nga pllaka e anodës kalojnë në tretësirë, në formë jonesh Cu2+, të cilat shkojnë drejt katodës për t’u shkarkuar dhe për t’u depozituar.Masa e anodës zvogëlohet, d.m.th., tretet. Ky proces elektrolitik është mjaft i rëndësishëm dhe përdoret për pastrimin e bakrit blister (bruto). Bakri i përftuar përdoret për të prodhuar tela përcjellës të rrymës elektrike.Përdorime të elektrolizës- në përftimin e shumë metaleve aktive, si: K, Ca, Al etj.;- në përftimin e disa jometaleve, si: Cl2, F2 etj.;- në veshjen e disa sendeve metalike me metale që nuk oksidohen, si veshja e lugëve prej hekuri me nikel, argjend, krom, ar etj. Ky proces quhet galvanostegji ose galvanizim.Galvanostegjia Elektroliza me anoda të tretshme përdoret edhe për veshjen e metaleve të ndryshme me një metal tjetër (p.sh., nikelimi, argjendimi, kromimi etj.). Kjo procedurë, që njihet me emrin galvanizim, përdoret për qëllime të ndryshme. Kështu, ajo mund të përdoret për qëllime dekorative (sipërfaqja e veshur të ketë pamje të bukur), për mbrojtjen nga korrozioni (brejtja), për t’i dhënë sipërfaqes një fortësi të caktuar, për t’i dhënë metalit përmasat e nevojshme, kur nga përdorimi ai është konsumuar etj. ArgjendimiNë rastin e argjendimit, elektroliti është tretësira ujore e nitratit të argjendit, AgNO3, anoda është një pllakë argjendi metalik dhe katoda është objekti që duam të argjendojmë, p.sh., një lugë çaji. Në figurë tregohen reaksionet që ndodhin përkatësisht në katodë dhe në anodë. Edhe këtu ndodh kalimi i joneve Ag+ nga pllaka e argjendit në tretësirë dhe nga tretësira tek objekti që argjendohet.bakër metalik i pastërbakër metalik i papastërkatodë (reduktim)depozitim papastërtieeeanodë (oksidim)Fig. 1 Elektroliza me anodë aktiveFig. 2 veshja e metaleve me anë të elektrolizësanoda katoda

