Page 18 - Demo
P. 18
10Atomet, molekulat dhe reaksionet kimikeFig. 2 Nxjerrja dhe përpunimi i bakrit. Xeherori i bakrit që nxirret në minierën e Brighamit (ShBA), në fillim copëtohet dhe më pas reduktohet me karbon në furrë me temperaturë të lartë. Bakri i përftuar në gjendje të shkrirë përdoret për prodhimin e kabllove dhe telave.KONCEPTE KYÇENjë reaksion kimik tregon masat dhe gjendjet fizike të reaktantëve e produkteve, por jo si dhe pse ndodh ai.Barazimet kimike për reaksionet e mësipërme shkruhen si më poshtë:CH4(ng) + O2(g) → CO2(g) + H2O(l)N2(g) + 3H2(g) → 2NH3(g)Më poshtë jepen hapat që duhet të ndjekim për të shkruar një barazim kimik:1. Shkruajmë me fjalë reaksionin.2. Në anën e majtë të tij shkruajmë simbolet e elementeve dhe formulat kimike të reaktantëve, ndërsa në anën e djathtë, simbolet dhe formulat e substancave produkt. Sigurohemi që të gjitha simbolet dhe formulat të jenë shkruar saktë.3. Kontrollojmë numrin e atomeve për secilin element në të dyja anët e reaksionit. (Barazojmë numrin e atomeve të secilit element në të dyja anët e reaksionit.)4. Vendosim simbolet e gjendjes fizike poshtë, në të djathtë të simboleve të elementeve dhe formulave kimike të përbërjeve.SHEMBULL I ZGJIDHURNatriumi vepron me klorin dhe përftohet klorur natriumi, substancë e ngurtë. Për të shkruar barazimin kimik të këtij reaksioni, veprojmë si në hapat e mësipërm.a) natrium + klor → klorur natriumib) 2Na + Cl2 → 2NaClc) Na: 2 atome në të majtë dhe 2 atome në të djathtë.Cl: 2 atome në të majtë dhe 2 atome në të djathtë.Tani që numri dhe lloji i atomeve është i njëjtë në të dyja anët, reaksioni është kthyer në barazim kimik. Vendosim simbolet e gjendjeve fizike të substancave:d) 2Na(ng) + Cl2(g) → 2NaCl(ng)

