Page 180 - Demo
P. 180
172Reaksionet redoksFig. 4 Pastrimi elektrolitik i bakrit. Bakri i pastër depozitohet në këto fletë metali.KONCEPTE KYÇEGjatë elektrolizës, njësitë elektrolitike e shndërrojnë energjinë elektrike në energji kimike, duke prodhuar substanca të reja tek elektrodat.Njësitë elektrokimike e kthejnë energjinë kimike në energji elektrike, duke prodhuar rrymë elektrike. 3. a) Bakri blister përmban hekur si papastërti, i cili gjatë elektrolizës nuk shkarkohet në katodë. Pse ndodh kjo?b) Disa kampione të bakrit blister përmbajnë argjend si papastërti, i cili mund të mblidhet si një nënprodukt i vlefshëm. Si mendoni, çfarë ndodh me argjendin gjatë pastrimit elektrolitik të bakrit blister?PYETJE DHE DETYRAFaza e parë e nxjerrjes së bakrit është procesi i kaurdisjes së xeherorit të tij (zakonisht kupriti dhe kalkopiriti) në prani të oksigjenit të ajrit, në temperaturë të lartë.2CuFeS2(ng) + 5O2(g) → 2Cu(ng) +2FeO(ng) + 4SO2(g)Pjesa më e madhe e oksidit të hekurit(II), FeO, mund të largohet prej produkteve të ngurta duke e nxehur përbërjen me dioksid silici (oksid silici(IV) SiO2) pas mbylljes së furrnaltës. Oksidi i hekurit(II) vepron me dioksidin e silicit duke formuar silikatin e hekurit(II) në gjendje të shkrirë (skorie), i cili qëndron sipër metalit të shkrirë. Skoriet largohen vazhdimisht nga sipërfaqja e metalit të shkrirë: FeO(ng) + SiO2(ng) → FeSiO3(l) silikat hekuri(II) (skorie)Bakri i përftuar përmes kësaj faze njihet ndryshe si “bakër blister”. Gjatë ngurtësimit, ai çliron flluska SO2. Bakri blister përmban 2 ose 3% papastërti, kryesit hekur dhe squfur.Faza përfundimtare e nxjerrjes së bakrit ka të bëjë me pastrimin e bakrit blister me anë të elektrolizës së tretësirës ujore të sulfatit të bakrit(II). Fletët e holla të bakrit të pastër përdoren si katoda, ndërsa rolin e anodave e luajnë fletët e bakrit blister të papastër. Gjatë elektrolizës jonet Cu2+ tërhiqen prej katodës, ku marrin elektrone dhe depozitohen në sipërfaqen e saj si bakër i pastër.Katoda (–) Cu2+(uj) + 2e → Cu(ng)Jonet sulfate SO42– tek elektroliti tërhiqen nga anoda, por nuk shkarkohen. Ndërkohë, atomet e bakrit, prej të cilave përbëhet anoda, japin dy elektrone secili dhe bëhen pjesë e tretësirës si jone Cu2+.Anoda (+) Cu(ng) → Cu2+(uj) + 2e–Gjatë elektrolizës, atomet e bakrit të anodës kalojnë në tretësirë në trajtë jonesh (anoda tretet), ndërsa jonet e bakrit në tretësirë shkarkohen në katodë (masa e katodës rritet). Si përfundim, në katodë depozitohet bakër me pastërti 99,99%, i cili quhet bakër elektrolitik.

