Page 181 - Demo
P. 181
173LeximBrejtja e metaleve dhe mbrojtja prej sajBrejtja e metaleveBashkëveprimi i metaleve me mjedisin rrethues quhet brejtje ose korrozion. Kjo dukuri shpie në shkatërrimin e metaleve. Uji dhe oksigjeni janë agjentët kryesorë në këtë proces shkatërrues, por në të marrin pjesë edhe shumë substanca të tjera. Agjentët atmosferikë, papastërtitë, kripërat e përdorura në rrugët me akull, për shkrirjen e këtij të fundit etj., bëjnë që të rritet shkalla e brejtjes së metaleve. Shumica e proceseve të brejtjes, duke përfshirë këtu edhe formimin e ndryshkut të njohur nga të gjithë, janë procese elektrokimike. Le të marrim një copë hekuri metalik (shih figurën), në sipërfaqe të të cilit ka rënë një copëz blozë (karbon) dhe një pikë ujë. Një sasi e dioksidit të karbonit që ndodhet në atmosferë, tretet në ujë dhe formon acidin e dobët karbonik, i cili shpërbashkohet pjesërisht në jone: H2OCO2 + H2O H2CO3 H3O+ + HCO3–.Në këtë mënyrë, mbi copën e hekurit janë të pranishëm përbërësit themelorë të një elementi galvanik: dy elektroda (karboni dhe hekuri) dhe një elektrolit (tretësira përmban jonet: H3O+, HCO3–). Në këtë element galvanik, hekuri, duke qenë më aktiv, sillet si anodë dhe karbonisi katodë. Gjysmëreaksionet që ndodhin janë:në anodë: 2Fe k2Fe2+ + 4e–; në katodë: O2 + 2H2O + 4e– k4 OH –.Barazimi i plotë: 2Fe + O2 + 2H2O k 2 Fe (OH)2.Hidroksidi i hekurit, Fe (OH)2, i formuar në këtë mënyrë, nën veprimin e oksigjenit dhe lagështisë shndërrohet me lehtësi në Fe(OH)3. Ky i fundit shndërrohet në ndryshk, që është oksidi i hekurit i hidratuar, Fe2O3 ·H2O.Mbrojtja nga brejtjaBrejtja mund të parandalohet me mënyra të ndryshme. Metalet mund të mbrohen në sipërfaqe nëpërmjet formimit të oksideve të tyre, që janë cipa vetëmbrojtëse. Këto cipa janë të papërshkueshme dhe mbrojnë brendësinë e metalit nga brejtja e mëtejshme. Në këto raste thuhet se metali është pasivizuar. Alumini, kromi, nikeli, janë metale tipike që kanë sjellje të tillë. Një mënyrë tjetër parandaluese nga brejtja është ajo e veshjes së metaleve që duam të mbrojmë me metale të qëndrueshme ndaj brejtjes, me materiale jometalike, si p.sh., me graso, bojëra, porcelane të smaltuara etj. Në veshjen me metale të qëndrueshme ndaj brejtjes, përparësi kanë nikeli dhe kromi. Kjo veshje bëhet nëpërmjet elektrolizës (nikelimi dhe kromimi). Brejtja mund të parandalohet edhe duke shfrytëzuar natyrën elektrokimike të saj, metali që duam të mbrojmë bashkohet me metale që janë më aktive se ai. Kur ky sistem është në kontakt me një elektrolit, do të funksionojë si element galvanik dhe metali që do të oksidohet (brehet), është metali më aktiv. Në këtë mënyrë, metali që duam të mbrojmë (më pak aktivi), nuk do të brehet. Zinku dhe magnezi përdoren shpesh për këtë qëllim në industrinë e prodhimit të anijeve (si anoda), për mbrojtjen e trupit të tyre nga korrozioni në ujin e detit. Për të parandaluar brejtjen, në industri përgatiten lidhje metalike speciale (aliazhe), që i rezistojnë veprimit brejtës të mjedisit rrethues. Përmendim këtu çeliqet e paoksidueshme, që janë aliazhe të hekurit me krom, nikel dhe karbon. zona anodike zona katodikeajër pikë ujindryshk (Fe2 O3· H O) hekur metalikO 2O 2 Fe3+Fee2+2O 2Në prani të oksigjenit të ajrit dhe të lagështisë, struktura e hekurit shndërrohet në ndryshk.Lexim

