Page 182 - Demo
P. 182
1741. Përcaktoni numrat e oksidimit të:a) klorit te HCl, HClO, ClO3–, PCl3, Na3AlCl6, POCl3b) azotit te N2O, NO, NO2, NO3–, N2H4, HCN2. a) Shkruani formulat kimike të substancave, në të cilat squfuri ka numrat e oksidimit të mëposhtëm:–2, –1, 0, +1, +2, +4, +6b) Përcaktoni numrat e oksidimit për secilin nga atomet e elementeve dhe tregoni cili prej tyre është oksiduar dhe cili është reduktuar:i. MnO4– + 6H+ + 5SO32– → 2Mn2+ + 3H2O + 5SO42–ii. NaI + 3H2SO4 → 2NaHSO4 + I2 + SO2iii. S2O32– + 2H+ → S + SO2 + H2Oiv.SO32– + H2O + 2Ce4+ → SO42– + 2H+ + 2Ce3+v. S2O32– + I2 → S4O62– + 2I–3. Cili nga reaksionet e mëposhtme mund të cilësohet si një reaksion redoks? Argumentoni përgjigjen.a) Cu2+ + 4NH3 → Cu(NH3)4+b) Ca2+ + 2F– → CaF2c) Ca + F2 → CaF2d) 2CCl4 + CrO42– → 2COCl2 + CrO2Cl2 + 2Cl–4. Shkruani gjysmëbarazimet redoks për reaksionet e bashkëveprimit të: a) bakrit me acidin nitrik të përqendruar;b) jodurit të natriumit me peroksid hidrogjeni, në mjedis acid; c) dioksidit të manganit me acidin klorhidrik të përqendruar;d)nitratit të argjendit me zink.5. a) Çfarë kuptoni me termat “oksidim” dhe “reduktim”?b) Për secilin prej reaksioneve të mëposhtme ndërtoni skemat e oksido-reduktimit dhe tregoni agjentin oksidues dhe agjentin reduktues.i. 2FeCl2 +Cl2 → 2FeCl2ii. Cuo + H2 → Cu + H2Oiii.2Cu + 8HNO3 → 3Cu(NO3)2 + 4H2O +2NOiv.2Na + H2 → 2NaH6. Disa të dhëna për elementin vanad, V, janë paraqitur në figurën 1. Shqyrtoni diagramin e paraqitur në të dhe përgjigjuni kërkesave të mëposhtme: a) Cili është numri i oksidimit i vanadit te përbërja A-I?b) Çfarë përfundimi mund të nxirrni rreth aftësisë oksiduese të halogjeneve ndaj vanadit?c) Me cilin vepron më shpejt klori: me vanadin apo me hidrogjenin? Shpjegoni përgjigjen.VF5(A)VCl4(B)KCl K2VCl6(C)V(NH3)6Br3(E)VBr3(D) VCl2(F)V2O5(G)Na3VO4(H)VO2+(I)VF2Cl2Br2HClO2NaOHtretësirëNH3Fig. 17. 10 g të një kripe të papastër hekuri(II) u tretën në ujë dhe prodhuan 200 ml tretësirë. 20 ml të kësaj tretësire, e acidifikuar me acid sulfurik të holluar, kërkoi plot 25 ml tretësirë 0,04 M KMnO4(uj) përpara se të shfaqej një ngjyrë e zbehtë rozë.a) Shkruani barazimin jonik të reaksionit. b) Njehsoni numrin e mol-joneve të hekurit(II) që hyjnë në reaksion me një mol-jone MnO4–.c) Sa mole jone Fe2+ veprojnë me 25 ml tretësirë 0,04 M KMnO4(uj)? d) Sa gramë Fe2+ gjenden në 200 ml tretësirë të përftuar nga tretja e kripës së hekurit në ujë (Fe = 56)?e) Njehsoni përqindjen e hekurit në kripën e papastër të tij. 8. 100 ml të një tretësire ujore 0,20 M të jonit të një metali X3+ hynë në reaksion me 50 ml tretësirë ujore 0,2 M të sulfitit të natriumit. Gjysmëbarazimi i oksidimit të jonit të sulfitit është dhënë si më poshtë: SO32–(uj) + H2O(l) → SO42–(uj) + 2H+ + 2e–i. Njehsoni numrin e mol-joneve X në tretësirën 0,20 M.ii. Njehsoni numrin e mol-joneve sulfit në tretësirën e tij.iii.Përcaktoni raportet molare të substancave bashkëvepruese në reaksion.iv.Përcaktoni numrin përfundimtar të oksidimit të elementit X pas reaksionit.9 Ushtrime përmbledhëse

