Page 183 - Demo
P. 183


                                    1. a) Pse perimet gatuhen më shpejt në një tenxhere me presion? b) Çfarë kushtesh dhe procesesh nevojiten për të ngadalësuar shpejtësinë me të cilën prishen ushqimet?c) Çfarë bëjnë fermerët për të përshpejtuar rritjen e kulturave bujqësore?PYETJE DHE DETYRAShpejtësitë e reaksioneve kimike janë të rëndësishme jo vetëm për kimistët, por edhe për ne. Kështu, në shtëpi mund të jemi kureshtarë për shpejtësinë me të cilën zien një vezë apo piqet një ëmbëlsirë. Jashtë, në natyrë, mund të kemi kureshtje për shpejtësinë me të cilën ndryshket biçikleta, shpejtësinë me të cilën rriten perimet apo edhe për shpejtësinë me të cilën gërryen gurët e ndërtesave nga gazet acide të atmosferës.Në industri, ndërtim, bujqësi etj., inxhinierët, agronomët apo edhe punonjësit e tjerë janë të interesuar rreth shpejtësive të reaksioneve kimike në proceset industriale, inxhinierike dhe bujqësore. Këtu mund të përfshihen shpejtësia me të cilën përftohet amoniaku nga azoti dhe hidrogjeni, shpejtësia me të cilën ngurtësohet betoni, apo shpejtësia e rritjes së frutave dhe perimeve.Në degën e industrisë, krahas shndërrimit të një substance në një tjetër, kimistët duan të përftojnë produkte brenda një kohe sa më të shkurtër, në mënyrë të thjeshtë dhe mbi të gjitha, me kosto të lirë. Kjo tregon se koha dhe paratë janë të rëndësishme në industri. Shpesh lind nevoja që shumë reaksione kimike të përshpejtohen me anë të katalizatorëve, në mënyrë që ato të jenë të vlefshme edhe nga pikëpamja ekonomike.Shpejtësitë e reaksioneve janë të rëndësishme edhe në fushën e arkeologjisë. Arkeologët mund të vlerësojnë moshën e shkëmbinjve, fosileve dhe mbetjeve parahistorike nëpërmjet një procesi të njohur si datimi radioaktiv. Kjo nënkupton matjen e përqendrimit të izotopit radioaktiv, siç është 146C, që zbërthehet me kalimin e kohës në mostrën që testohet.Në këtë kapitull do të studiojmë me hollësi shpejtësitë e reaksioneve kimike. Në veçanti do të shqyrtojmë efektin e ndryshimit të përqendrimit të reaktantëve në shpejtësinë e reaksionit. Rezultatet e marra do t’i përdorim për të kuptuar mekanizmat e reaksioneve – stadet sipas të cilave këputen lidhjet kimike te reaktantët dhe formohen lidhje të reja te produktet.Gjatë një reaksioni kimik, reaktantët shndërrohen në produkte. Shpejtësia e reaksionit tregon se sa shpejt zhvillohet reaksioni, pra se sa reaktant harxhohet ose sa produkte formohen gjatë një intervali kohe të dhënë: Shpejtësia e reaksionit = ndryshimi i sasisë (përqendrimit)të substancësintervali i kohës PËRKUFIZIMEKinetika e reaksioneve, e quajtur ndryshe kinetika kimike, është studimi i detajuar i vlerave të shpejtësisë së reaksioneve kimike.Shpejtësi e një reaksioni kimikquhet shpejtësia e ndryshimit të sasisë (numrit të moleve) ose të përqendrimit të një reaktanti apo produkti.17510.1 Shpejtësia e reaksionitKinetika kimike 10Situata e të nxënit:• përkufizimi dhe rëndësia e konceptit të shpejtësisë së reaksionit;• përkufizimi i termit kinetikë reaksioni;• shprehja e shpejtësisë së reaksionit;• njehsimi i shpejtësisë së reaksionit; • teknika e “orës” dhe analiza e grafikut që tregon gabimet që bëhen në këtë teknikë.
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187