Page 184 - Demo
P. 184


                                    Fig. 1 Në tenxheren me presion, uji vlon në rreth 120oC, kurse në kushte normale, në100oC. Kjo bën të mundur reduktimine kohës për gatimin e ushqimeve.Fig. 2 Kjo qese është 100% e biodegradueshme. Shpejtësia me të cilën ajo degradohet, është e rëndësishme për mjedisin.Përqindja e produktit të formuar X Koha t1 t2102030405060708090100a b cGradienti a = shpejtësia fillestareGradienti b = shpejtësia mesatare për 10% të përfundimit të reaksionit =Gradienti c = shpejtësia mesatare për 50% të përfundimit të reaksionit = Në këtë shembull, gradienti i b për 10% të përfundimit të reaksionit, do të jepte një vlerë të arsyeshme tëshpejtësisë fillestare, por gradienti i c jep një vlerë tëpasaktë si vlerësim të shpejtësisë fillestare.010% Xt150% Xt2Fig. 3 Gabimet në teknikën e “orës” për matjen e shpejtësisë së reaksionevePËRKUFIZIMEShpejtësi e një reaksioni kimik quhet shpejtësia e ndryshimittë sasisë (numrit të moleve)ose të përqendrimit të një reaktanti ose produkti.SHEMBULL I ZGJIDHURKur peroksidi i hidrogjenit shtohet në tretësirën e jodurit të kaliumit në mjedis acid, formohet jod.H2O2(uj) + 2I–(uj) + 2H+(uj) → 2H2O(l) + I2(uj)Përqendrimi i jodit rritet për 10 sekonda, nga 0 në 10–5 mol/l Dimë se shpejtësia e reaksionit = ndryshimi i përqendrimit të joditintervali i kohës Përdorim simbolin ∆ për të treguar ndryshimin e një madhësie dhe shkruajmë:Shpejtësia e reaksionit = Δ[I2]Δt = 10–5mol/l10s = 10–6mol/lsPërfundimisht, ky rezultat jep shpejtësinë mesatare përgjatë 10 sekondave të nevojshme që përqendrimi i jodit të bëhet 10–5mol/l. Duke matur ndryshimin e përqendrimit (ose të sasive) për intervale kohe gjithnjë e më të shkurtra, do të kemi një vlerësim gjithnjë e më të saktë të shpejtësisë së reaksionit në çdo çast. Kjo teknikë njihet si teknika e “orës”. Të metat e teknikës së “orës” janë ilustruar më hollësisht në figurën 3. Duke përdorur teknikën e “orës”, shpejtësia merret si inversi i kohës deri në një përparim apo zhvillim të caktuar të reaksionit. Nëse reaksioni ka përparuar pak, pra ka kryer vetëm një rrugë të vogël drejt përfundimit, mund të bëjmë një gabim të vogël në përcaktimin e shpejtësisë, siç tregohet nga gradienti b i figurës 3. Megjithatë, gabimet rezultojnë serioze nëse pika përfundimtare e matjes së përqendrimit është p.sh. në gjysmë të rrugës deri në përfundim të reaksionit (siç tregon gradienti c i figurës 3).176Kinetika kimike
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188