Page 185 - Demo
P. 185
1. Në reaksionin e peroksidit të hidrogjenit me jodurin e kaliumit në mjedis acid, shpejtësia e formimit të jodit është 10–6mol/ls.H2O2(uj) + 2I–(uj) + 2H+(uj) → 2H2O(l) + I2(uj)a) Sa është shpejtësia e harxhimit të H2O2 në këtë reaksion?b) Sa është shpejtësia e harxhimit të I– në këtë reaksion?PYETJE DHE DETYRAQë marzhi apo shkalla e gabimit të jetë sa më e vogël, duhet të nisemi nga një interval kohe shumë pranë zeros (pra, ∆t synon drejt zeros: marrim derivatin e përqendrimit sipas kohës) dhe në këtë mënyrë përcaktojmë shpejtësinë e reaksionit në një çast të caktuar, pra shpejtësinë e çastit:Δ[I2]Δt = d[I2]dtNë praktikë ndërtohet zakonisht grafiku i sasisë ose përqendrimit të një substance të caktuar kundrejt kohës. Shpejtësia e reaksionit merret për çaste të caktuara të kohës, duke hequr tangjenten në lakoren që rezulton. Si rregull, shpejtësia e reaksionit shprehet në mol/s ose mol, por zakonisht shihetsi më e përshtatshme të përdoren minutat, madje edhe orët, si njësi të kohës.Studimet kanë treguar se në shpejtësinë e një reaksioni kimik mund të ndikojnë disa faktorë. Disa prej tyre janë analizuar më poshtë. Natyra e reaktantëve dhe sipërfaqja e kontaktit të tyreTë gjithë e dimë se zjarri mund të ndizet më lehtë me shkopinj sesa me kërcunj. Po kështu, pluhuri i magnezit vepron më shpejt me acidin sulfurik të holluar sesa shiriti i magnezit. Në përgjithësi, sa më e vogël të jetë përmasa e grimcave reaguese, aq më e madhe është sipërfaqja e përgjithshme e ekspozuar për reaksion, rrjedhimisht, aq më shpejt zhvillohet reaksioni. Në sistemet heterogjene, në të cilat reaktantët janë në gjendje fizike të ndryshme, sipërfaqja e kontaktit midis substancave vepruese ndikon në mënyrë të konsiderueshme në shpejtësinë e reaksionit. Në rastin e sistemeve homogjene, siç janë gazet dhe tretësirat të cilat përzihen plotësisht, sipërfaqja e kontaktit e humbet kuptimin nga pikëpamja makroskopike.Përqendrimi i reaktantëveZakonisht, rritja e përqendrimit të substancave vepruese shkakton rritje të shpejtësisë së reaksionit, por jo gjithmonë ndodh kështu. Për më tepër, reaktantët e ndryshëm mund të ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit në mënyra të ndryshme. Për shembull, kur oksidi i azotit vepron me oksigjenin:2NO(g) +O2(g) → 2NO2(g)shpejtësia e reaksionit dyfishohet kur përqendrimi i oksigjenit dyfishohet.Por dyfishimi i përqendrimit të NO e katërfishon shpejtësinë e reaksionit. 17710.2 Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionitFaktorët që ndikojnë në 10.2 shpejtësinë e reaksionitSituata e të nxënit:• faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit; • dallimi midis katalizatorëve kimikë dhe atyre biologjikë.

