Page 186 - Demo
P. 186
Shpejtësia e reaksionitTemperaturaShpejtësia e reaksionitTemperaturaShpejtësia e reaksionitTemperaturaa) Shumica e reaksioneve b) Reaksione me shpërthim c) Reaksione të katalizuara nga enzimat Fig. 2 Grafikët e shpejtësisë së reaksionit kundrejt temperaturësPËRKUFIZIMEKataliza përdor substanca (katalizatorët), të cilat ndryshojnë shpejtësinë e reaksioneve kimike, ndërsa vetë nuk pësojnë asnjë ndryshim kimik.Temperatura e reaktantëveDisa ushqime (për shembull, qumështi) prishen më shpejt në verë sesa në dimër, për shkak se reaksionet kimike në proceset e kalbëzimit ndodhin më shpejt në temperatura më të larta. Në përgjithësi, rritja e temperaturës rrit shpejtësinë e reaksioneve kimike.2. a) Shikoni grafikun e figurës 2, i cili tregon varësinë e shpejtësisë së reaksionit kundrejt temperaturës. Gradienti i secilës lakore në cilindo pikë jep një vlerë të shpejtësisë së reaksionit. Si mendoni, pse reaksionet përshpejtohen në temperatura të larta?b) A mund të ketë një ndryshim të papritur të shpejtësisë së reaksioneve shpërthyese në një temperaturë të caktuar? Shpjegoni pse.c) Me rritjen e temperaturës, shpejtësia e reaksionit enzimë-katalizator në fillim rritet, pastaj zvogëlohet. Pse ndodh kjo? (Udhëzim: Enzimat janë proteina me struktura molekulare komplekse e gjigante, të cilat qëndrojnë së bashku për shkak të forcave ndërmolekulare.) d) Shpesh indet e kafshëve ruhen në azot të lëngët. Pse?PYETJE DHE DETYRAKatalizatorëtKatalizatorët janë substanca të cilat ndryshojnë shpejtësinë e reaksioneve kimike, ndërsa vetë nuk pësojnë asnjë ndryshim kimik. Edhe pse katalizatorët nuk paraqiten në barazimin e një reaksioni kimik, ata marrin pjesë në shndërrimin e reaktantëve në produkte, duke formuar përbërje të ndërmjetme. Në shumicën e rasteve, katalizatorët përdoren për të përshpejtuar reaksionin.Megjithatë, disa katalizatorë mund të përdoren për të ngadalësuar reaksionin. Për shembull, propan-1,2,3-trioli (glicerina) iu shtohet tretësirave të peroksidit të hidrogjenit, për të zvogëluar shpejtësinë e shpërbërjes së këtij të fundit. Katalizatorë të tillë quhen katalizatorë negative ose inhibitorë.Fig.1 Studiuesi po nxjerr një mostër indesh të kafshëve të ngrira nga azoti i lëngët, ku e kishte ruajtur për një kohë të gjatë.Në tërësi, proceset biologjike mbështeten te katalizatorët, sepse pothuajse të gjitha reaksionet kimike te kafshët, bimët dhe mikroorganizmat kërkojnë pjesëmarrjen e katalizatorëve. Katalizatorët marrin pjesë edhe në reaksione të thjeshta, siç është për shembull hidroliza e niseshtesë në sheqer. Ata përfshihen gjithashtu në reaksione shumë komplekse, të tilla si dyfishimi i ADN-së, nga i cili formohen gjenet në bërthamën e çdo qelize. Këta katalizatorë biologjikë të quajtura enzima përbëhen nga proteina. Disa enzima janë aq specifike, 178Kinetika kimike

