Page 187 - Demo
P. 187
PËRKUFIZIMEEnzimat janë katalizatorë të proceseve biologjike. Ato janë të përbëra nga proteina.saqë katalizojnë vetëm reaksionin e një substance të caktuar. Krahas tyre ka enzima që janë më pak specifike.DritaFotosinteza dhe procesi i realizimit të fotografisë përfshijnë reaksione me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës. Gjethet e bimëve përmbajnë një pigment të gjelbër, i cili quhet klorofil. Ky pigment thith energjinë diellore dhe e përdor atë për sintetizimin e substancave që shërbejnë si ushqim për bimët.Gjatë fotosintezës, bimët shndërrojnë dioksidin e karbonit dhe ujin në oksigjen dhe sheqer (glukozë). Shpejtësia me të cilën ndodh ky proces varet nga intensiteti i dritës.6CO2(g) + 6H2O(l) C6H12O6(uj) + 6O2(g)Kur kloruri i argjendit AgCl i bardhë ekspozohet ndaj dritës së diellit, ngjyra e bardhë kthehet në vjollcë dhe në fund në gri të errët, për shkak të shndërrimit të tij në një shtresë të hollë prej argjendi metalik. Shpejtësia me të cilën ndodh ky proces varet nga intensiteti i dritës.AgCl(ng) Ag(ng) + 12 Cl2(g)Përdorimi i kripërave të argjendit për realizimin e fotografisë varet nga ndjeshmëria e tyre ndaj dritës.Shembuj të tjerë të reaksioneve fotokimike janë reaksionet e halogjeneve me hidrogjenin dhe me alkanet.dritëdritëNë një përzierje të lëngjeve ose gazeve, ku grimcat (molekulat ose jonet) e substancave të ndryshme lëvizin, ndeshen dhe goditen me njëra-tjetrën, ndodh reaksion vetëm nëse goditen grimcat \e goditjeve.Gjatë një reaksioni, në fillim duhet të këputen lidhjet kimike te reaktantët, në mënyrë që atomet të riorganizohen dhe të formojnë lidhje kimike të reja te produktet. Grimcat që goditen (përplasen) duhet të kenë energji të mjaftueshme për të këputur lidhjet kimike te reaktantët.Në mënyrë të përmbledhur mund të themi: • Jo çdo goditje grimcash mund të shkaktojë një reaksion. • Reaksionet ndodhin vetëm atëherë kur goditen midis tyre grimca që kanë energji të mjaftueshme për të këputur lidhjet kimike.Në eksperimentin e mëposhtëm do të hulumtoni se si ndikon përqendrimi në shpejtësinë e reaksionit midis peroksidit të hidrogjenit, joneve hidrogjen dhe joneve jodur. Më pas do të shpjegoni rezultatet duke u bazuar në teorinë e goditjeve.Kur tretësira ujore e peroksidit të hidrogjenit shtohet në një përzierje të jodurit të kaliumit me tretësirën e holluar të acidit sulfurik, ndodh reaksioni midis peroksidit të hidrogjenit, joneve hidrogjen dhe joneve jodur. Produktet e këtij reaksioni janë uji dhe jodi:H2O2(uj) + 2H+(uj) + 2I–(uj) → 2H2O(l) + I2(uj)Shpejtësinë e reaksionit e gjejmë duke matur shpejtësinë e formimit të jodit në 17910.3 Ndikimi i përqendrimit, trysnisë dhe sipërfaqes së kontaktit në shpejtësinë e reaksioneveNdikimi i përqendrimit, trysnisë dhe sipërfaqes së kontaktit në shpejtësinë 10.3 e reaksioneveSituata e të nxënit:• teoria e goditjeve; • ndikimi i përqendrimit në shpejtësinë e reaksionit kimik;• evidentimi i rezultateve të pazakonta të një eksperimenti dhe shpjegimi i tyre; • teoria e goditjeve, si një mënyrë për të shpjeguar si ndikon ndryshimi i kushteve të një reaksioni në shpejtësinë e tij.

