Page 188 - Demo
P. 188


                                    fillim të reaksionit. Tabela 1 tregon shpejtësinë e formimit të jodit në fillim të reaksionit. (Për studimin e këtij reaksioni janë kryer shtatë eksperimente.)Tabela 1 Shpejtësia e formimit të jodit në reaksionin midis, H2O2, I– dhe H+Numri i eksperimentitPërqendrimi i reaktantëve Shpejtësia e formimit I2 në mol/l s [H2O2] në mol/l [I–] në mol/l [H+] në mol/l1230,010,020,030,010,010,010,100,100,102 × 10–64 × 10–66 × 10–6450,010,010,020,030,100,104 × 10–66 × 10–6670,010,010,010,010,200,302 × 10–62 × 10–6Analizoni me kujdes eksperimentet 1,2 dhe 3, në të cilat e vetmja madhësi që ka ndryshuar është përqendrimi i peroksidit të hidrogjenit H2O2. Me dyfishimin dhe më pas trefishimin e përqendrimit të peroksidit të hidrogjenit H2O2 dyfishohet dhe trefishohet edhe shpejtësia e formimit të I2. Dyfishimi i përqendrimit të peroksidit të hidrogjenit sjell dyfishimin e numrit të goditjeve për sekondë të molekulave të peroksidit të hidrogjenit, e për rrjedhojë, dyfishimin e shpejtësisë së reaksionit. E njëjta gjë ndodh edhe kur përqendrimi i peroksidit trefishohet: trefishohen goditjet për sekondë të molekulave H2O2dhe për rrjedhojë, shpejtësia e reaksionit rritet tri herë.Tani analizoni eksperimentet 1,4 dhe 5. Në secilin prej këtyre eksperimenteve ka ndryshuar vetëm përqendrimi i joneve jodur I–. Me dyfishimin dhe më pas trefishimin e përqendrimit të këtyre joneve dyfishohet dhe trefishohet gjithashtu shpejtësia e formimit të I2.Siç e thamë edhe më lart, duke dyfishuar përqendrimin e jonit jodur, dyfishohet dhe numri i goditjeve për sekondë ku marrin pjesë këto jone,çka sjell dhe dyfishimin e shpejtësisë së reaksionit.Zakonisht, duke rritur përqendrimin e një reaktanti rritet edhe shpejtësia e reaksionit. Kjo mund të shpjegohet nëpërmjet rritjes së shpejtësisë së goditjeve. Megjithatë, rritja e përqendrimit të një reaktanti nuk e rrit gjithmonë shpejtësinë e reaksionit. Këtë mund ta vëreni po të analizoni rezultatet e eksperimenteve 1, 6 dhe 7. Në këtë rast, dyfishimi dhe trefishimi i përqendrimit të joneve hidrogjen H+ nuk ndikon në shpejtësinë e reaksionit. 1. Supozoni se gazi A vepron drejtpërdrejt me gazin B për të formuar gazin C. A(g) + B(g) → C(g)a) Si do të ndryshojë shpejtësia e goditjeve nëse [A] dyfishohet?b) Si do të ndryshojë shpejtësia e goditjeve nëse [B] dyfishohet?c) Parashikoni si do të ndryshojë shpejtësia e reaksionit, nëse gazi B dyfishohet dhe gazi A nuk ndryshon.d) Parashikoni si do të ndryshojë shpejtësia e reaksionit, nëse dyfishohet trysnia e përgjithshme e përzierjes së gazeve A dhe B?PYETJE DHE DETYRA180Kinetika kimike
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192