Page 189 - Demo
P. 189


                                    2. Copat e mermerit (CACO3) veprojnë me acidin klorhidrik të holluar, duke prodhuar dioksid karboni.Supozoni se madhësia e copës së mermerit në figurën 1 është një kub me përmasa 2 × 2 × 2 cm. a) Sa është sipërfaqja e copës së mermerit?b) Supozoni se kubi është prerë përgjatë vijave të ndërprera (figura 1) për të formuar kube me përmasa1 × 1 × 1 cm. Sa kube të vogla do të përftohen?c) Sa është sipërfaqja e përgjithshme e kubeve të vogla?d) Si do të jetë shpejtësia e reaksionit nga veprimi i një kubi të madh (2 × 2 × 2 cm) mermeri, krahasuar me shpejtësinë e reaksionit nga veprimi i të gjitha kubeve të vogla?PYETJE DHE DETYRAFig. 12 cm2 cm2 cm 1cm × 1cm × 1cmkubNëpërmjet teorisë së goditjeve mund të shpjegojmë si ndikon ndryshimi i përqendrimit, trysnisë dhe madhësisë së sipërfaqes së kontaktit në shpejtësinë e një reaksioni kimik.Në çdo reaksion, grimcat e përzierjes së gaztë ose të tretësirës ujore janë në lëvizje të vazhdueshme dhe goditen me njëra-tjetrën. Kur ato goditen, ekziston gjithmonë një mundësi që reaksioni të ndodhë. Rritja e përqendrimit të substancave të tretura ose rritja e trysnisë së gazeve bën që të ketë më shumë grimca në një vëllim të caktuar. Kjo sjell rritjen e numrit të goditjeve për sekondë dhe, për rrjedhojë, rritjen e shpejtësisë së reaksionit.Kur reaksioni ndodh midis një substance të ngurtë dhe një gazi ose lëngu, shpejtësia e tij rritet nëse substanca e ngurtë ndahet në copa më të vogla. Grimcimi i substancës së ngurtë bën të mundur rritjen e sipërfaqes së kontaktit midis saj dhe reaktantit të gaztë ose të lëngët. Kjo sjell rritjen e numrit të goditjeve në sekondë midis grimcave të reaktantëve dhe për pasojë, një zhvillim më të shpejtë të reaksionit.Reaksionet kimike mund të përshpejtohen duke rritur temperaturën dhe ngadalësohen duke e ulur atë. Secili nga ne mund të ketë në shtëpi pajisje që përshpejtojnë ose ngadalësojnë reaksione kimike. Kështu, tenxherja e presionit shërben për përshpejtimin e reaksioneve kur gatuajmë, ndërsa frigoriferi, për të ngadalësuar reaksionet dhe parandaluar prishjen e ushqimeve.Le të hetojmë si ndikon ndryshimi i temperaturës në shpejtësinë e reaksionit, duke analizuar reaksionin midis tiosulfatit të natriumit Na2S2O3(uj) dhe tretësirës së holluar të acidit klorhidrik:Na2S2O3(uj) + 2HCl(uj) → NaCl(uj) + H2O(l) + SO2(g) + S(ng)Kur reaktantët përzien, shfaqet në fillim një precipitat i turbullt i squfurit, i cili me kalimin e kohës dendësohet dhe zverdhet (figura 1).18110.4 Ndikimi i temperaturës në shpejtësinë e reaksioneveNdikimi i temperaturës në 10.4 shpejtësinë e reaksioneveSituata e të nxënit:• përshkrimi i një metode për të hetuar si ndikon ndryshimi i temperaturës në shpejtësinë e një reaksioni; • analiza e rezultateve të një eksperimenti dhe ndërtimi i lakores që tregon lidhjen e shpejtësisë së reaksionit me temperaturën;• njehsimi i shpejtësisë së reaksionit.
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193