Page 19 - Demo
P. 19
11PËRKUFIZIMa) Një reaksion kimik paraqitet me anë të simboleve e formulave të reaktantëve dhe të produkteve. b) Në të dyja anët e një barazimi kimik, numri i atomeve dhe lloji i tyre duhet të jetë i njëjtë. (Ky është përkufizimi i ligjit të ruajtjes së atomeve.)SHEMBULL I ZGJIDHURKloruri i hidrogjenit përftohet nga bashkëveprimi i hidrogjenit me klorin. Shkruani barazimin kimik të reaksionit.a) hidrogjen + klor klorur hidrogjenib) H2 + Cl2 HClc) H : 2 atome në të majtë dhe 1 atom në të djathtë.Cl : 2 atome në të majtë dhe 1 atom në të djathtë.Reaksioni nuk është kthyer në barazim kimik, sepse duhet edhe një molekulë klorur hidrogjeni në të djathtë. Pra, duhet të vendoset numri2 para formulës HCl.H2 + Cl2 → 2HCld)Vendosim simbolet e gjendjes fizike te reaktantët dhe produkti. H2(g) + I2(g) ¦ 2HI(g)SHEMBULL I ZGJIDHURMagnezi digjet në oksigjen dhe përftohet oksidi i magnezit, substancë e ngurtë me ngjyrë të bardhë. Shkruani barazimin e reaksionit.a) magnez + oksigjen oksid magnezib) Mg + O2 MgOc) Mg: 1 atom në të majtë dhe 1 atom në të djathtë.O: 2 atome në të majtë dhe 1 atom në të djathtë.Reaksioni nuk është kthyer në barazim kimik. Rregullojmë numrin e atomeve të secilit element në të dyja anët e reaksionit.2Mg + O2 = 2MgO d)Reaksioni u kthye në barazim kimik. Vendosim simbolet e gjendjeve fizike:2Mg (ng) + O2 (g) 2MgO (ng)1. Plotësoni reaksionet e mëposhtme dhe kthejini ato në barazime kimike.a) bakër + ? → oksid bakri(II)b) oksid kaliumi + ? → hidroksid kaliumi c) natrium + ujë → hidroksid natriumi + ?d) ? + acid klorhidrik → klorur magnezi + hidrogjene) oksid bakri + acid sulfurik → ? + ujë f) klorur natriumi + acid sulfurik → ? + HCl2. Xeherori i bakrit me formulë kimike CuFeS2 (kalkopiriti) përdoret për nxjerrjen e bakrit blister. Njehsoni:a) masën në g të bakrit që ndodhet në tre mol xeheror; b) masën në kg të bakrit që nxirret nga 30 ton xeheror. PYETJE DHE DETYRA1.4 Shkrimi i reaksioneve kimike dhe kthimi i tyre në barazime kimike

