Page 191 - Demo
P. 191
KONCEPTE KYÇEShpejtësia e reaksionit ndikohet nga: • madhësia e sipërfaqes së substancës së ngurtë;• përqendrimi (trysnia e pjesshme e gazeve);• temperatura;• katalizatori; • drita.Për shumë reaksione, rritja e temperaturës me 10 K pothuajse e dyfishon shpejtësinë e reaksionit. Nisur nga kjo lind pyetja: Si është e mundur që një rritje kaq e vogël e temperaturës (10 K në rreth 300 K) të shkaktojë një rritje kaq të madhe të shpejtësisë së reaksionit? Teoria e goditjeveNë temperatura të larta, grimcat lëvizin më shpejt dhe si rrjedhojë goditen më shpesh. Me rritjen e numrit të goditjeve për sekondë rritet edhe shpejtësia e reaksionit.Por, a mund të shpjegohet përherë rritja e shpejtësisë së një reaksioni me rritjen e temperaturës? Dimë që shpejtësia e shumë reaksioneve dyfishohet për një rritje të temperaturës me vetëm 10 K.Nga teoria kinetike, mund të parashikojmë rritjen relative të shpejtësisë së goditjeve kur temperatura rritet me 10 K.Energjia kinetike e një grimce është në përpjesëtim të drejtë me temperaturën absolute:12 mv2 ∝ Tpor masa e një grimce të dhënë është konstante, kështu v2 ∝ T. Në këtë mënyrë:v12v22 = T1T2 (barazimi 1)ku v1 është shpejtësia në temperaturën T1 dhe v2 është shpejtësia në temperaturën.Tani supozojmë se shpejtësia mesatare e një grimce është v në 300 K. Sa do të jetë shpejtësia mesatare në temperaturën 310 K, pra 10 K më e lartë?Duke zëvendësuar në barazimin (1)v12v2 = 310300kemi: v1 = √310300v = √1,033v = 1,016vKështu, shpejtësia mesatare në 310 K është vetëm 1,016 herë më e madhe se ajo në 300 K, që do të thotë se është rritur vetëm 1,6 %.Duke supozuar se numri i goditjeve varet nga shpejtësia mesatare e grimcave, duhet të presim që shpejtësia e goditjeve e si rrjedhim dhe shpejtësia e reaksionit të jetë 1,6% më e madhe në 310 K sesa në 300 K. Në praktikë, shpejtësia e reaksionit pothuajse dyfishohet kur temperatura rritet nga 300 K në 310 K, pra realisht rritet afërsisht 100%. Kuptohet qartë që teoria e thjeshtë e goditjeve nuk mund të njehsojë plotësisht rritjen e shpejtësisë së reaksionit me rritjen e temperaturës. Atëherë, si mund ta shpjegojmë këtë rritje të madhe të shpejtësisë me rritjen e temperaturës?Energjia e aktivizimitGjatë reaksionit kimik, disa lidhje kimike këputen dhe disa të tjera formohen. Rrjedhimisht nevojitet energji për të këputur lidhjet dhe të fillojë procesi, 18310.5 Ndikimi i temperaturës në shpejtësinë e reaksioneve (vazhdim)10.5 Ndikimi i temperaturës në shpejtësinëe reaksioneve (vazhdim)Situata e të nxënit:• rikujtimi i faktorëve që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit;• shpjegimi i ndikimit të temperaturës në shpejtësinëe reaksioneve, duke u bazuarnë teorinë e goditjeve dhenë diagramet e energjisësë aktivizimit;• përshkrimi i shpërndarjes së molekulave sipas energjisë kinetike (në temperatura të ndryshme) dhe vizatimi i lakoreve përkatëse.

