Page 192 - Demo
P. 192


                                    Fig. 1 Rruga e reaksionit (profili i reaksionit) për: a) një reaksion ekzotermik; (b) një reaksion endotermikEntalpia (përmbajtja energjetike) Përparimi i reaksionitEnergjia e aktivizimit, EANdryshimi i entalpisë të reaksionit ΔHNdryshimi i entalpisë të reaksionit ΔH Reaktantët ReaktantëtProduktetProduktet(a) Reaksion ekzotermik (b) Reaksion endotermik Përparimi i reaksionitEntalpia (përmbajtja energjetike) Energjia e aktivizimit, EApavarësisht nëse reaksioni i përgjithshëm është endotermik ose ekzotermik. Prandaj është e arsyeshme të supozojmë se grimcat nuk reagojnë gjithmonë, sa herë marrin pjesë në goditje. Ndoshta ato nuk kanë energji të mjaftueshme për të këputur lidhjet kimike përkatëse. Pas goditjeve “të buta”, grimcat thjesht largohen nga njëra-tjetra.Kështu, një reaksion ndodh vetëm kur grimcat që marrin pjesë në goditje, zotërojnë një sasi minimale energjie. Kjo energji minimale që nevojitet për zhvillimin e një reaksioni midis grimcave që goditen quhet energji aktivizimi,EA. Energjia e aktivizimit bën të mundur që lidhjet kimike të dobësohen dhe të këputen. Në këtë mënyrë realizohet riorganizimi i atomeve, joneve dhe elektroneve dhe reaksioni vazhdon. Energjia e aktivizimit shpjegon faktin që reaksionet zhvillohen shumë më ngadalë nëse çdo goditje shkakton reaksion. Në fakt, energjia e aktivizimit është e lidhur ngushtë me shpejtësinë e reaksionit. Në qoftë se energjia e aktivizimit është e madhe, vetëm një pjesë e vogël e molekulave kanë energjinë e mjaftueshme për të vepruar kur goditen, prandaj reaksioni është i ngadaltë. Nëse energjia e aktivizimit është shumë e vogël, shumica e molekulave kanë energjinë e mjaftueshme për të vepruar dhe reaksioni është i shpejtë.Figura 1 tregon lidhjen midis energjisë së aktivizimit, EA dhe entalpisë së reaksionit H për të dyja reaksionet: endotermik dhe ekzotermik. Diagrame të tilla si ato të figurës 1 njihen si rruga e reaksionit ose profili i reaksionit.PËRKUFIZIMEEnergjia e aktivizimit është energjia minimale e nevojshmeqë një reaksion të zhvillohetsipas numrit të moleve të barazimit të reaksionit.EA është e lidhur ngushtë me shpejtësinë e reaksionit. Ajo tregon se sa shpejt do të ndodhë reaksioni. Ndryshe nga energjia e aktivizimit, ndryshimi i entalpisë ∆H është i lidhur me pozicionin e ekuilibrit të reaksionit dhe jo me shpejtësinë e tij. ∆H tregon se sa afër përfundimit shkon një reaksion.Fakti që njëfarë energjie minimale është e nevojshme për të filluar shumicën e reaksioneve ilustrohet mirë nga lëndët djegëse dhe eksplozivët. Këto reaksione, që të fillojnë, zakonisht kërkojnë një sasi të vogël energjie që futet nga jashtë, edhe pse mund të jenë shumë ekzotermike. Sapo reaksioni fillon, ai e prodhon vetë energjinë e nevojshme për të siguruar vazhdimin e tij.SHËNIMRruga e reaksionit (profili i reaksionit) është lakorja që tregon si ndryshon entalpia e përgjithshme (përmbajtja energjetike) e substancave gjatë përparimit të reaksionit nga reaktantët fillestarë te produktet përfundimtare.184Kinetika kimike
                                
   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196