Page 196 - Demo
P. 196
Gjendjet e ndryshme të oksidimit dhe katalizatorëtMetalet kalimtare kanë gjendje të ndryshme oksidimi dhe kjo i bën ata katalizatorë të mirë për reaksionet redoks.Një shembull është oksidimi i joneve jodur I– nga jonet peroksidisulfat S2O82–:S2O82–(uj) + 2I–(uj) → 2SO42–(uj) + I2(uj) jon peroksidisulfat jon jodur sulfat jodKy reaksion është shumë i ngadaltë në kushte të zakonshme. Ai zhvillohet më shpejt në prani të jonit Fe2+(uj) ose jonit Fe3+(uj). Ky aktivitet katalitik ndodh sepse Fe3+(uj) mund të oksidojë me lehtësi I – në I2:2Fe3+(uj) + 2I –(uj) → 2Fe2+(uj) + I2(uj)Joni S2O82–(uj) oksidon Fe2+ në Fe3+S2O82–(uj) + 2Fe2+(uj) → 2SO42–(uj) + 2Fe3+(uj) Reaksioni i përgjithshëm është:S2O82–(uj) + 2I–(uj) → 2SO42–(uj) + I2(uj)Të dyja reaksionet me katalizator zhvillohen më shpejt sesa reaksionet pa katalizator. Sistemi Fe2+/Fe3+ vepron si një mjet transporti, duke u reduktuar dhe oksiduar vazhdimisht nga reaktantët. Ai nuk harxhohet sepse është katalizator.1. Shpjegoni pse për të katalizuar këtë reaksion mund të përdoret Fe2+ ose Fe3+ (ose të dy)? 2. Jonet e metaleve të tjera kalimtare mund ta katalizojnë këtë reaksion. Shpjegoni si mund t’i përdorni potencialet elektrodike standarde për të parashikuar nëse Cu2+/Cu+ mund të katalizojë këtë reaksion.ZBATIME TË NJOHURIVEKONCEPTE KYÇEMetalet kalimtare dhe përbërjet e tyre janë katalizatorë të rëndësishëm në industri dhe në sistemet biologjike.Matja e shpejtësisë së reaksionitËshtë e rëndësishme të theksojmë se matjet në një sistem reaksioni nuk japin në mënyrë të drejtpërdrejtë shpejtësinë e reaksionit. Ato thjesht japin përqendrimin e një reaktanti ose produkti të caktuar, X, në një kohë të dhënë, t. Duke ndërtuar një grafik të përqendrimit të X në varësi të kohës, mund të përcaktojmë shpejtësinë e reaksionit në kohën t. Kjo konsiston në heqjen e një tangjenteje në grafik në kohën t dhe pastaj llogaritjen e këndit të saj (figura 1).188Kinetika kimikeSituata e të nxënit:• ndikimi i ndryshimit të përqendrimit të një reaktanti në shpejtësinë e reaksionit;• matja e shpejtësisë së reaksionit në një kohë të dhënë;• përcaktimi i konstantes (k) të shpejtësisë me anë të grafikut shpejtësi reaksioni/përqendrim.10.7 Matja e shpejtësisë së reaksionit

