Page 197 - Demo
P. 197


                                    Fig. 1 Përcaktimi në mënyrë grafike i shpejtësisë së reaksionit në një kohë të caktuar Përqendrimi i X [X] në mol/lKoha (në s) tB CAShpejtësia e reaksionit në kohën t= këndi i grafikut në kohën t= d[X] në kohën t= këndi i tangjentes= AC mol/ls BCdtLe të shqyrtojmë më hollësisht ndikimin e përqendrimit të reaktantëve në shpejtësinë e reaksionit. Një reaksion i përshtatshëm për studim është bashkëveprimi midis bromit dhe acidit metanoik, HCOOH, në tretësirë ujore.Reaksioni ndodh në mjedis acid, i cili luan rolin e katalizatorit:Br2(uj) + HCOOH(uj) → 2Br–(uj) + 2H+(uj) + CO2(g)Disa rezultate të marra nga studimi kinetik i reaksionit të bromit me acidin metanoik janë paraqitur në tabelën 1. Përqendrimi i acidit metanoik është rreth 1,0 mol/l, pra pothuajse konstant gjatë gjithë eksperimentit, sepse krahasuar me Br2, acidi është me tepricë. Përqendrimet e jonit bromur janë paraqitur edhe në mënyrë grafike në figurën 2.Gjatë reaksionit, përqendrimi i bromit zvogëlohet. Kështu që për të përcaktuar shpejtësinë e reaksionit mund të nisemi nga shpejtësia me të cilën ndryshon përqendrimi i bromit. Shpejtësia e reaksionit = – ndryshimi i përqendrimit të bromitkoha= –d[Br2]dt në një pikë të grafikut të figurës 2Në shprehjen e mësipërme vëmë re se ndryshimi i përqendrimit të bromit ka shenjë negative, –d[Br2]. Kjo do të thotë se bromi harxhohet gjatë reaksionit. Pra, shenja negative është e nevojshme për t’i dhënë vlerë pozitive shpejtësisë së reaksionit: –d [Br2]/dt.Për të përcaktuar shpejtësinë e reaksionit në një moment të dhënë, duhet të heqim tangjenten e lakores në momentin e dhënë dhe të matim këndin e saj. Këtë e tregon më së miri grafiku i figurës 2, ku përcaktohet shpejtësia e reaksionit në 250 sekonda. Vlerat e shpejtësisë së reaksionit për përqendrime të ndryshme të bromit në momente kohe të ndryshme janë paraqitur në tabelën 2. Në bazë të këtyre vlerave është ndërtuar grafiku i figurës 3.H+18910.7 Matja e shpejtësisë së reaksionit
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201