Page 199 - Demo
P. 199
Tabela 2 Vlerat e shpejtësisë së reaksionit për përqendrime të ndryshme të bromit. (Vlerat e [Br2] janë marrë nga figura 2, për kohën e treguar në tabelë. Vlerat e shpejtësisë së reaksionit janë marrë nga këndet (gradientët) e tangjenteve të hequra në grafikun e figurës 2.)Koha (në s)[Br2] në mol/lShpejtësia e reaksionit (–d[Br2]/dt) në mol/ls50 0,0085 2,9 × 10–5100 0,0068 2,3 × 10–5200 0,0048 1,7 × 10–5250 0,0041 1,4 × 10–5300 0,0034 1,1 × 10–5400 0,0025 0,8 × 10–5500 0,00175 0,5 × 10–5[Br2]/mol/l0,30,60,91,21,51,82,12,42,73,00,001 0,002 0,003 0,004 0,005 0,006 0,007 0,008Shpejtësia e reaksionit, –d[Br2]/× 10–5mol/ls dtFig. 3 Varësia e shpejtësisë së reaksionit ndaj përqendrimit të bromit19110.8 Rendi i reaksionit dhe barazimi i shpejtësisë së reaksionitRendi i reaksionit dhe 10.8 barazimi i shpejtësisë së reaksionitSituata e të nxënit:• përcaktimi i rendit të reaksionit dhe përdorimi i tij në barazimin e shpejtësisë; • përcaktimi i rendit të përgjithshëm të një reaksioni duke shqyrtuar barazimin e shpejtësisë;• përshkrimi i reaksioneve të rendit të parë, të dytë dhe të rendit zero.Matjet eksperimentale tregojnë se për shumicën e reaksioneve, lidhja e përqendrimit të secilit reaktant me shpejtësinë e reaksionit mund të shprehet me anë të një barazimi të tillë:shpejtësia = k[X]nKy barazim, në të cilën [X] është përqendrimi i reaktantit që studiohet dhe n është zakonisht 0, 1 ose 2, njihet si barazimi i shpejtësisë. Vlera e n jep rendin e reaksionit në lidhje me X.Nëse marrim rastin më të përgjithshëm të një reaksioni:xA + yB → produktebarazimi i shpejtësisë shkruhet si më poshtë:shpejtësia = k[A]m [B]nTreguesit m dhe n njihen si rendi i reaksionit në lidhje me A dhe B. Rendi i përgjithshëm i reaksionit është (m + n). Për këtë arsye është e rëndësishmetë përcaktohet qartë nëse bëhet fjalë për rendin e përgjithshëm të reaksionit, apo për rendin e reaksionit në lidhje me një reaktant të caktuar.Në barazimin e shpejtësisë, konstantja e shpejtësisë k është konstante vetëm në një temperaturë të dhënë. Në pothuajse të gjitha rastet, kur rritet temperatura,

